BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Rajoni

Nga sot, Greqia mbyll kufijtë me Serbinë, reagon Ministri i Punëve të Jashtme: Është më shumë në dëm të tyre

Nga sot, Greqia mbyll kufijtë me Serbinë, reagon Ministri i

Greqia ka vendosur të mbyllë kufijtë me Serbinë që nga sot për shkak të situatës së përkeqësuar të covid-19.

Lajmi u konfirmua nga mediat serbe, referuar deklaratës edhe nga Ministri i Turizmit Rasim Ljajic dhe pritet që kjo masë të zgjasë deri në 15 korrik dhe pa përjashtuar asnjë kategori.

Të premten, Serbia shpalli gjendjen e emergjencës në vend duke rikthyer dhe masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se shpreson që vendimi i Greqisë për mbylljen e kufirit për turistët nga Serbia mund të ndryshohet në një shqyrtim tjetër.

Kryediplomati serb i tha RTS-së se “shpreson që disa fakte të tjera të merren parasysh gjatë diskutimit tjetër, sepse është e qartë se Greqia ka një interes për turistët e huaj që vijnë”.

“Vendimi është i pakëndshëm dhe i keq”, tha Daçiq, duke shtuar se disa vende të tjera kanë kufij të hapur për qytetarët e Serbisë, të tilla si Hungaria dhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, vendimi i Greqisë është më shumë në dëm të tyre sesa në dëm të Serbisë.