BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Rajoni

Nga sot, nisin kufizimet e reja, restorantet mbyllen në orën 18:00

Nga sot, nisin kufizimet e reja, restorantet mbyllen në orën 18:00

Nga dita e sotme në Maqedoninë e Veriut do të fillojë zbatimi i masave të reja për COVID-19, me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive të miratuara nga Qeveria.

Me masat të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 janar, orari i punës i objekteve të hotelerive dhe gastronomike do të jetë deri në orën 18:00.

Gjithashtu ndalohet edhe organizimi festave të ndryshme në prag të fundvitit si edhe grumbullimi i personave.

Këto masa sipas autoriteteve shëndetësore kanë për qëllim që të shmangin rritjen e numrit të të infektuarve nga Covid-19, në prag të festave të fundvitit.

Masat në fjalë ndalojnë edhe organizime për pritjen e Vitit të Ri në hapësira të hapura dhe të mbyllura.