
Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Ngjarje e rëndë/ Diplomatja maqedonase gjendet e vdekur brenda banesës së saj, dalin dyshimet e para

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Janar 2021

Diplomatja nga Maqedonia me inisialety M/V, 39-vjeç u gjet e vdekur brenda banesës së saj në Manhatan të Nju Jorkut. Policia dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi në shtëpinë e saj ka gjetur ilaçe të ndryshëm, kryesisht qetësues.
Diplomatja ka jetuar e vetme në një banesën në katin e katërt, ndërsa fqinjët e përshkruajnë si grua e qetë. Rasti u zbulua, kur sipas dëshmitarëve një diplomat kishte mbërritur dhe po pyeste për të dhe në momentin kur nuk mori përgjigje kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe ndihmës së shpejtë.
Ndërsa sipas informacioneve të “Nju Jork Post” menjëherë pas ndihmës së shpejtë në shtëpinë e 39-vjeçares ka mbërritur edhe një diplomat nga Maqedonia. Jo zyrtarisht, diplomatja vuante nga depresioni një kohë më të gjatë përpara se ti jepte fund jetës.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë e konfirmuan ngjarjen duke theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në SHBA për detajet lidhur me ngjarjen tragjike.
“Nga misioni i Përhershëm i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju Jork morëm lajmin e hidhur, për humbjen e anëtares së misionit tonë, diplomat karriere në Ministrinë e Jashtme”, theksuan nga MPJ.
Policia e ka gjetur diplomanten me rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivësh pa shenja dhune. Sipas Fox News, bëhet fjalë për vetëvrasje. Rojtari i shtëpisë për “Fox News” ka deklaruar se ajo ka jetuar në katin e katërt për dy vite.
“Ajo ka jetuar këtu dy vite dhe ka qenë shumë njeri i mirë. Të gjithë po ndjehen keq”, ka deklaruar Hernan Avila.
Më të lexuarat


Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nis verifikimin e kandidatëve, angazhohen 6 institucione për skanimin e 1.079 emrave

Një tjetër skandal seksual/ Arrestohet regjisori i njohur, aktorja: Më ka përdhunuar kur isha 17-vjeçare, na kërkonte të shkonim në mësim me fustane të shkurtra

Arrestimi i kryetarit të Komunës së Ulqinit, vjen reagimi i fortë i zv.kryeministrit shqiptar Dritan Abazovic

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, bien në pranga edhe 4 zyrtarë të tjerë, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi ta

Zgjedhjet në Kosovë, mbyllen listat e kandidatëve, Vjosa Osmani rreth 10 emra në listat e Lëvizjes Vetëvendosje

Stuhia “Leandros” godet Ballkanin, zbritje ekstreme e temperaturave

‘Ata e dinë që unë nuk po gënjej’, presidenti Vuçiç kërcënon Kosovën me luftë nëse ndërmerr këtë veprim

Kosova zien për kandidimin e Kurtit, KQZ i shton ankthin kreut të LVV, paralajmëron se do zbatojë vetëm vendimin e Kushtetueses

Kosova shkon në zgjedhje më 14 shkurt, Kushtetuesja zbardh vendimin e plotë, Kurtit i ndalohet kandidimi

Daçiç, Vulin dhe një sërë zyrtarësh të tjerë marrin vaksinën ruse anti-Covid, zbardhen deklaratat e tyre
