BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Rajoni

Ngjarje e rëndë! U konfliktuan për pronën, polici nxjerr armën dhe ekzekuton kushëririn e tij

Ngjarje e rëndë! U konfliktuan për pronën, polici nxjerr

Një tragjedi ndodhi pasditen e kësaj të hënë në Artë të Greqisë, ku një oficer policia vrau kushëririn e tij pas një konflikti me motive pronësie.

Fillimisht raportohen se dy kushërinjtë patën një grindje mes tyre, ndërsa më pas situata avancoi deri në përdorimin e armës. Polici mbush karabinën që kishte me vete dhe qëlloi për vdekje kushëririn e tij, baba të tre fëmijëve.

E gjitha filloi kur dy të afërmit u takuan në një rrugë fshati dhe dolën nga makinat e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre. Familjarët e viktimës po hipnin në makinë duke menduar se gjithçka u shua si debat. Por ata u “ngrinë” kur dëgjuan të shtënat e armës dhe panë 62-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe armën në duart e autorit të krimit 64-vjeçar që ende “pinte duhan”.

Vrasësi 64-vjeçar hipi përsëri në makinën e tij dhe nxitoi të ikte, por ai u lokalizua nga policia e Artës dhe u arrestuar.