BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Ngushtohet “laku” amerikan për Serbinë, SHBA futet në lojë për të finalizuar sa më shpejt marrëveshjen Prishtinë-Beograd, alarmohet Vuçiç

Ngushtohet “laku” amerikan për Serbinë, SHBA futet në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hyjnë në lojë për të finalizuar sa më shpejt një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkë me këmbënguljen e Bashkimit Evropian, amerikanët shpresojnë se dakordësia mes Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, do të arrihet brenda mandatit të tyre. Edhe Serbia po e ndjen presionin. Vetë Vuçiç është shprehur se fuqitë perëndimore po punojnë për të zgjidhur çështjen e Kosovës sa më shpejt. Ai tha se ndodhet në një pozicion të vështirë. Sinjalet vijnë nga takimi shumë i rëndësishëm i të deleguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Ai ka përfunduar një vizitë 3 ditore në SHBA ku ka zhvilluar disa takime për bashkëpunimin BE-SHBA për Ballkanin Perëndimor, Lajçak ka thënë se në vizitën e tij ka pasur konsultime me partnerët amerikanë për gjetjen e një rruge përpara për dialogun Kosovë-Serbi. “Përfundova vizitën time tre-ditore në Uashington DC. Patëm një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak. Takimi i fundit mes palëve ka dështuar, pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje apo përparim në çështjen e targave, energjisë dhe të zhdukurve. Kurti dhe Vuçiç u takuan në Gjermani me ftesë të kancelarit Olaf Scholz, por të dyja palët nuk arritën të përcaktonin një vijueshmëri të dialogun. Arritja e fundit mes dy vendeve ka qenë marrëveshja e Washingtonit  në vitin 2021, e cila tashmë ka mbaruar.

SHBA futet sërish në “lojë”

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Kjo marrëveshje e cila do të arrihet në Bruksel, synim duhet të ketë njohjen e ndërsjellët, ka thënë më tej Jeffrey për mediat serbe. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila do të arrihej në Bruksel e që e cila duhet synim ta ketë njohjen e ndërsjellë. “Dialogu në Bruksel është mënyra më e mirë për të realizuar vizionin që ndajmë  ta shohim Kosovën të zërë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Qeveria e Kosovës ka të drejtë që të marrë vendime sovrane rreth aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin e Kosovës, përfshirë edhe në Këshillin e Evropës”, ka thënë Hovenier. “Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se në Bruksel duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila ka për qëllim njohjen reciproke”, tha Hovenier. Ambasadori nënvizon se vendi i tij e mbështet fuqishëm këtë proces dhe “do të punojë me partnerët tanë për ta përmirësuar atë”. Hovenier beson se një marrëveshje e tillë mund të arrihet gjatë mandateve aktuale të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë. “Ka çështje të vështira që kanë kosto politike. Të dyja palët do të duhet të angazhohen në mënyrë aktive dhe kreative ndërsa kjo të arrihet shumë shpejt”, përfundoi ambasadori.

Vuçiç: Jemi në presion

Gjatë takimit të mbajtur në pallatin Presidencial, Vuçiç tha se Beogradi ndodhet në një situatë të vështirë. Presidenti serb shtoi se fuqitë perëndimore po punojnë për të zgjidhur çështjen e Kosovës sa më shpejt, raporton B92. Përballë këtij presioni në rritje tha Vuçiç do të jetë e vështirë për të mbrojtur interesat e Serbisë. “Ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe kjo është arsyeja pse ndodhemi në presion të madh. Nuk e kam parë kurrë në jetë këtë gjë. Po përballemi me histeri dhe askush nuk na dëgjon”, shtoi Vuçiç.

Më të lexuarat