BREAKING NEWS

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi zyrtar nga Policia shqiptare për sasinë rekord: Dorëzuam drogën

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi  zyrtar nga Policia
x

Rajoni

Mini-Shengeni Ballkanik/ Albin Kurti surprizon me vendimin që ka marrë pas takimit me Edi Ramën

Mini-Shengeni Ballkanik/ Albin Kurti surprizon me vendimin që ka

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka folur së fundmi për mini-Shengenin Ballkanik. Gjatë një interviste për “Rubikon” në KTV, Kurti e ironizoi mini Shengenin duke e quajtur më shumë një ide sesa një projekt konkret.Vëretja tjetër e tij ishte se ky proces nuk mund të fillohet duke pasur si partner kryesor Serbinë.

“Unë nuk mendoj që kjo është një përpjekje për ringjalljen e Jugosllavisë, por as e përjashtoj që në Serbi ta imagjinojnë si një nismë për krijimine Jugosllavisë së katërt” tha ai.

Megjithatë Albin Kurti nuk e përjashtoi kategorikisht mundësinë që të ulet në tryeza për këtë nismë. 

“Ne nuk i kemi në duar dokumentat e tre takimeve të para. Vetëm pasi të njihemi me to do të vendosim në qeverinë e Kosovës”. Nuk e perjashtoj apriori pjesmarrjen ne tryezë”, u shpreh ai.