BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x

Rajoni

Nis lufta e spiunazhit në Prishtinë, qeveria e alarmuar për skenarë destabilizues nga Moska e Beogradi, ja si agjentët sekretë serbë dhe rusë po gjejnë shtrirje në veri të Kosovës

Nis lufta e spiunazhit në Prishtinë, qeveria e alarmuar për

Rusia me satelitin e saj Serbinë, po përpiqet “të shtrijë duart” në Ballkan. Beogradi është kundër pavarësisë së Kosovës dhe ky është momenti më i mirë i Serbisë për të treguar fuqinë e saj.Tensionet mes fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, Kosovën dhe Serbinë janë ndezur kohët e fundit dhe kanë arritur “kulmin”  javën e kaluar pas marrëveshjes për targat. Ky është momenti i duhur për Rusinë dhe Serbinë të shfrytëzojnë situatën e ndezur në rajon. Sinjalet e qarta se diçka po lëviz janë dhënë së fundmi, ku  agjentët sekretë serbë dhe rusë po gjejnë shtrirje në veri të Kosovës, ndërsa një nga figurat kryesore të BIA-s, Bojan Dimiç qëndron në krye të tyre, thonë ekspertë të sigurisë në vend.  Gjithashtu, Kosova ka ndaluar në hyrje të territorit të saj, Daria Aslamova, e cila nga shumë shtetet është vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse, duke u fshehur edhe nën profesionin e gazetares. Ky lajm është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Aslamova ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës. “Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj por edhe se në disa shtete ajo e ka të ndaluar të hyjë për shkak të veprimtarisë së saj. Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i aktrëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj”, shkroi ministri në Facebook. Ministri shton se tentimi i Aslamovas për të hyrë në Kosovë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, “i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë”. Pas këtij lajmi, Sveçla, e ka shpallur person të padëshiruar  të akuzuarën si spiune, Daria Asmalova. “Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Prijësi i agjenturës ruse në veri të Kosovës

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu tha se Bojan Dimiç është prijësi i agjenturës ruse në veri të Kosovës. Musliu thekson se Bojan Dimiç, nivel i lartë i drejtorit në BIA, e i cili është dekoruar nga Aleksandar Vuçiçi, është njëri nga 113 agjentët rusë në BIA. “Bojan Dimiçi ka qenë një kohë udhëheqës prej drejtorëve të BIA-s dhe është agjenti kryesor i Federatës Ruse në Serbi. Përveç kësaj që është agjent i Rusisë i hapur, ka pesë apo gjashtë vite që vepron haptas si agjent i tyre, përveç që është zyrtarisht agjent i BIA-së është i rrezikshëm për faktin se është agjent influencues, sepse promovon çështjen ruse. Ka lidhje të drejtpërdrejta me presidentin Vuçiç, i cili e ka dekoruar dhe ka lidhje të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete dhe të spiunazhit të Federatës Ruse (FSB) dhe GRU”, thotë ai.

Skenarë destabilizues për Kosovën

Po ashtu Sveçla, ka thënë se grupet ilegale serbe "të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe" po bëjnë përpjekje maksimale të pengojnë apo ndalojnë të kryejnë detyrën autoritetet e Kosovës. Reagimi vjen pasi Policia e Kosovës njoftoi se së fundmi është shtënë dhjetë herë drejt zyrtarëve të policisë kufitare, ndërsa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollin rutinor në Liqenin e Ujmanit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policorë për t’i penguar, ose për t’i vrarë ata. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë”, shkruan Sveçla.