
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Nis sot në Kosovë gjykimi i parë në mungesë për krime lufte

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Nëntor 2023

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare e gjykimit të parë në mungesë për krime lufte, ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq. Ai akuzohet për krime lufte të kryera gjatë periudhës janar-maj të vitit 1999 në Kosovë.
Në seancën e drejtuar nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, si mbrojtës i Aksiqit është paraqitur Zharko Gajiq.
Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, i akuzuari, në periudhën kohore janar-maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal, të organizuar, të veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka kryer veprën penale ‘Krim i luftës kundër popullsisë civile.”
Prokurorja Habibe Salihu tha se kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore me qëllim që të sigurohet prania e të akuzuarit, por kjo nuk është arritur.
Sipas aktakuzës, Aksiq është i lindur në Shtime, por adresa e tij aktuale është në Serbi. Aktakuza ndaj Çedomir Aksiqit, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ishte ngritur më 4 maj të këtij viti.
Ky është rasti i parë i gjykimit në mungesë, me të cilin përballet gjykata në Prishtinë dhe lejohet me Kodin e ri të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Çka thotë Kodi i Procedurës Penale?
Mbajtja e gjykimeve në mungesë parashihet kur i akuzuari heq dorë vetë nga drejta për të qenë i pranishëm në shqyrtimet gjyqësore.
Gjykimi mund të mbahet në mungesë të të akuzuarit dhe kjo mund të bëhet kur prokuroria dhe gjykata t’i kenë shtjerrë të gjitha mjetet për sigurimin e prezencës së të akuzuarit.
Sipas Kodit të Procedurës Penale, neni 303, gjyqtari ose kryetari i trupit gjykues mban seancë dëgjimore për të përcaktuar përse i akuzuari mungon dhe për të vlerësuar çdo sqarim apo dëshmi, nëse i akuzuari ka vendosur vullnetarisht të mungojë në gjykim.
Aty thuhet, po ashtu, se për marrjen e këtij vendimi, gjyqtari ose kryetari i trupit gjykues merr parasysh nëse janë bërë përpjekje të arsyeshme për ta gjetur të akuzuarin.
Çka prodhojnë gjykimet në mungesë?
Më herët nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë (FDH), ishin shprehur kundër aktakuzave dhe gjykimeve në mungesë.
“Edhe pse në fillim mund të duket që viktimat janë të kënaqura me drejtësinë, më vonë shumica e tyre zhgënjehen, sepse edhe në rastet kur dikush dënohet, kur e kuptojnë viktimat që ndoshta kryesi i krimit nuk do të prangoset, është një zhgënjim për viktimën”, ishte shprehur Bekim Blakaj nga FDH-ja.
Blakaj kishte shprehur edhe shqetësim për kohën që mund të marrë nisja dhe përfundimi i këtyre gjykimeve.
“Rreziku është se kanë kaluar më shumë se 24 vjet nga kryerja e krimeve të luftës. Në shumicën e rasteve, Prokuroria është mbështetur në dëshminë e dëshmitarëve, nuk është që ka pasur prova materiale ose mjekoligjore. Rreziku është që dëshmitarët të vdesin, ose ta humbin memorien”, kishte thënë ai.
Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se gjykimet në mungesë janë të rëndësishme për familjarët e viktimave, “që të zbardhen krimet dhe e vërteta”.
“Ata mund ta shfrytëzojnë pastaj të drejtën e kompensimit nga Fondi për kompensimin e viktimave të krimit, sipas ligjit dhe procedurës së paraparë”, thotë ai.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës deri tani ka ngritur gjashtë aktakuza për krime lufte me propozimin që gjykimi të zhvillohet në mungesë dhe duke arsyetuar që janë shterur të gjitha përpjekjet ligjore për t’i gjetur të pandehurit.Në luftën e viteve 1998-1999 mbi 13.000 civilë besohet se janë vrarë në Kosovë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë./REL
Më të lexuarat


BE vendos 'me shpatulla pas murit' Serbinë: Duhet njohja e Kosovës

"Dorëzohet" Vuçiç : Serbia nuk do mbajë zgjedhjet në Kosovë

Tensionet Prishtinë-Beograd, BE-ja kërkon kushtëzimin e integrimit të Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

Zgjedhjet në Serbi, Kurti bën thirrjen e fortë : Duhet të kemi sa më shumë të përfaqësuar në Kuvend

E rëndë, ndërron jetë foshnja e porsalindur, prindërit ngrenë akuza: Vdiq për shkak të...

Shqipëria palë me Rusinë kundër Kosovës, ministri Hasani nuk bojkoton Lavrovin, ja skenarët si u bllokua kryediplomati rus nga bullgarët dhe u braktis nga liderët evropianë

DASH kritikon Kosovën për dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizëm: Ka rrezik për rekrutim nga organizata të dhunshme ekstremiste

Kryeministri Kurti takim "kok më kokë" me ambasadorët e QUINT dhe shefin e misionit të BE në Kosovë, ja çfarë do diskutohet

Drejtoi Samitin në Shkup, kush është Bujar Osmani, ministri i parë i Jashtëm shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Samiti i OSBE-së, ministrat e rajonit e nënshkruajnë një deklaratë për luftimin e korrupsionit
