
"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

Nisin negociatat në Kosovë për presidentin e ri, Hoti paralajmëron zgjedhje nëse nuk ka konsensus

Shkruar nga Sonila Elezi 25 Nëntor 2020

Pas dorëheqjes së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe arrestimit të tij nga Gjykata Speciale, postin e presidentes së vendit po e ushtron Kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Por sipas deklaratave të djeshme të liderëve kryesorë në Kosovë, gara për postin e kreut të vendit është tashmë duke filluar. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar ditën e djeshme se do organizojë një tryezë bisedimi me partitë politike në vend javën e ardhshme, tryezë ku do të diskutohet lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Në fjalën e tij mbi takimin, Mustafa është shprehur se është në kundërshtim me çuarjen e vendit në zgjedhje, gjë që kërkohet me ngulm nga opozita, dhe se duhet të punohet për të gjendur një zgjidhje të pranueshme për situatën, zgjidhje që ai e sheh në zgjedhjen e presidentit të ri. “Nuk kemi biseduar për presidentin akoma me partitë. Mendojmë që në javën tjetër të ulemi të organizojmë një tryezë të përbashkët me partitë politike dhe të bëjmë përpjekje që ta gjejmë një zgjidhje që sipas opinionit tonë është më mirë të gjendjet tani sesa të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Mustafa, ndërkohë që nuk ka përmendur asnjë person apo emër konkret që sipas tij mund të jetë i përshtatshëm për tu bërë kreu i shtetit të Kosovës. Kreu i LDK-së ka pretenduar diskutime të këtij lloji, pra kaq konkrete sa përcaktimi i një ose disa emrave për këtë post nuk janë zhvilluar as në nivel partie.
Kryeministri Hoti paralajmëron zgjedhje
Kryeministri Avdullah Hoti në një intervistë për mediat kosovare, është shprehur se nëse nga partitë politike në vend shprehet një vullnet i mirë në lidhje me zgjedhjen e presidentit atëherë gjëja më e mirë është të organizohen takime dhe të diskutohet në lidhje me rastin. Megjithatë gjatë fjalës së tij, Hoti nuk ka lënë në hije edhe mundësinë e çuarjes së vendit në zgjedhje. Kryeministri ka konfirmuar se koalicioni qeverisës nuk i ka 80 vota të cilat nevojiten për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, çështje kjo që është diskutuar shumë së fundmi pasi qeveria është akuzuar për mungesë kuorumi dhe mungesë votash për të vijuar qeverisjen. “Është periudhë ku duhet të vendosen disa gjëra. Është mesë e qartë se vendi nuk ka president dhe në bazë të Kushtetutës ne duhet të zgjedhim presidentin e ri. Për zgjedhjen e presidentit të ri duhen së paku 80 vota nga Kuvendi të cilat vota sigurisht që ky koalicion qeverisës nuk i ka, që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka dakordim për zgjedhjen e presidentit të ri, gjë të cilën do ta bëjmë së shpejti. Nëse nuk ka dakordim të tillë atëherë duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, një datë e përshtatshme për qytetarët që të dalin në votime. Këto janë dy rrugët kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë besoj se shpejt do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema. Edhe unë po angazhohem në këtë drejtim. Nëse ka vullnet për zgjedhje të presidentit, për emra konkret, drejt një emri të përbashkët e nëse s’ka flasim për datë të zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka”, ka thënë kreu i qeverisë së Kosovës.
AAK vijon me propozimin e Haradinaj për president
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kohe tashmë që ka propozuar Ramush Haradinaj, kreun e kësaj partie, si presidentin e mundshëm të ardhshëm. Kandidatura e Haradinaj është bërë madje edhe më parë se sa Thaçi të jepte dorëheqjen. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka deklaruar se situata e krijuar me Gjykatën Speciale e ka sjellë vendin në një situatë të re edhe në aspektin politik. Haxhiu thotë se Ramush Haradinaj është njeriu i duhur për president në situatën që është Kosova. “Mbi të gjitha, mos të flasim për sulmet që po i bënë Serbia ndaj Kosovës përmes presidentit të saj Aleksandër Vuçiç. Prandaj zoti Ramush Haradinaj është kandidati i duhur për president”, tha ajo. Deputetja e AAK-së thotë se kjo parti nuk do të provokojë zgjedhjet e reja nëse dështon presidenti por sipas saj atë e imponon Kushtetuta e Kosovës.
Më të lexuarat


Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nis verifikimin e kandidatëve, angazhohen 6 institucione për skanimin e 1.079 emrave

Një tjetër skandal seksual/ Arrestohet regjisori i njohur, aktorja: Më ka përdhunuar kur isha 17-vjeçare, na kërkonte të shkonim në mësim me fustane të shkurtra

Arrestimi i kryetarit të Komunës së Ulqinit, vjen reagimi i fortë i zv.kryeministrit shqiptar Dritan Abazovic

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, bien në pranga edhe 4 zyrtarë të tjerë, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi ta

Zgjedhjet në Kosovë, mbyllen listat e kandidatëve, Vjosa Osmani rreth 10 emra në listat e Lëvizjes Vetëvendosje

Stuhia “Leandros” godet Ballkanin, zbritje ekstreme e temperaturave

‘Ata e dinë që unë nuk po gënjej’, presidenti Vuçiç kërcënon Kosovën me luftë nëse ndërmerr këtë veprim

Kosova zien për kandidimin e Kurtit, KQZ i shton ankthin kreut të LVV, paralajmëron se do zbatojë vetëm vendimin e Kushtetueses

Kosova shkon në zgjedhje më 14 shkurt, Kushtetuesja zbardh vendimin e plotë, Kurtit i ndalohet kandidimi

Daçiç, Vulin dhe një sërë zyrtarësh të tjerë marrin vaksinën ruse anti-Covid, zbardhen deklaratat e tyre
