Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Rajoni

Një ditë pasi festoi ditëlindjen, 33 vjeçarja merr vendimin drastik për jetën e saj 

Një ditë pasi festoi ditëlindjen, 33 vjeçarja merr

Një vajzë nga qyteti i Istogut është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm në rrugën “Ibrahim Rugova” të qytetit të Istogut në banesën e saj. Viktima është e moshës 33-vjecare. E njëjta dyshohet se ka kryer vetëvrasje Ngjarja ka ndodhur vetë një ditë pasi kishte festuar ditëlindjen.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur për Express, zyra për komunikim në Policinë e Pejës.

“Mund të ju konfirmojmë se rreth orës 10:00, policia është informuar se në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Istog një femër gjendej në një banesë pa shenja jete. Njësitë relevante bashkë me mjekun kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të policisë së Pejës.