BREAKING NEWS

Detaje të reja për vajzën e showbizz-it e implikuar në botën e krimit/ Si i ndihmoi Marina Fara dhe mikesha e saj dy transportuesit e drogës t’i arratisen policisë (Telefonata që e 'fundosi')

Detaje të reja për vajzën e showbizz-it e implikuar në
x

Rajoni

“Një jetë e kemi, 8 orë punë, 8 gjumë”, deputetja shqiptare kërkon që të shpallet pushim kjo ditë e javës

“Një jetë e kemi, 8 orë punë, 8 gjumë”,

Në shumicën e komunave në Kosovë është marrë vendimi, që dita e diele në bazë të ligjit të jetë ditë pushimi.

Por komuna e Gjilanit bën përjashtim, pasi aty ende punëtorët punojnë dhe gjatë të dielave.

Ka qenë deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi që ka reaguar në lidhje me këtë fakt, duke u shprehur se  e diela duhet të bëhet ditë pushimi edhe në Gjilan.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bunjaku-Rexhepi theksoi se punëtorët duhet të kenë pushim të mjaftueshëm e që sipas saj, tetë orë punë, tetë gjumë dhe tetë pushim në ditë janë më të përshtatshme.

Postimi i plotë:

E diel, të bëhet ditë pushimi në Gjilan

Vërtet, dita e diel, duhet të bëhet ditë pushimi edhe në Gjilan. Punëtorët duhet të kenë pushim të mjaftueshëm, kohë të lirë për familjet e tyre dhe të argëtohen. 40 orë në javë, mjaftojnë. 8 orë punë, 8 gjumë dhe 8 pushim në ditë. Një jetë kemi dhe duhet jetuar të gjithë me dinjitet. Çdo të diele pushim, edhe në qytetin tonë.