Rajoni

Një paciente dyshohet me koronavirus, flet ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Është një shtetase e huaj

Një paciente dyshohet me koronavirus, flet ministri i

Një paciente dyshohet se është prekur me koronavirus në Kosovë. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar se në Klinikën Infektive është shtruar një paciente, e cila mund të jetë e prekur ndërkohë që po kryhen të gjitha analizat e mundshme për të zbuluar të vërtetën.

Si fillim pacientja është paraqitur me simptoma të ngjashme me të gripit ndërsa më pas është dyshuar se ka koronavirus.  Sipas mjekëve të QKUK’së, pacientja është shtetase e huaj, e cila punon në Kosovë.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se ajo kishte qëndruar në një qendër për ski, ku ka mësuar se disa persona që kishte qëndruar me ta, ishin dyshuar se janë prekur nga koronavirusi. Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati i tyre do të bëhet i ditur pas mesnatës.

 “Posa i morëm informatat e para, mostrat janë dërguar menjëherë në laborator. Sidoqoftë, për pacienten që është shtrirë, janë marrë të gjitha procedurat izoluese, nëse ajo del pozitiv me koronavirus. Në mesnatë dihet rezultati për pacienten”, kanë njoftuar mjeku Naser Ramadani.

Për rastin ka folur edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se një paciente shtetase e huaj  po dyshohet për simptoma të koronavirusit, mirëpo kjo do të vërtetohet pas të del rezultati i analizave.

“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë. Ajo pasi ka lexuar se janë pesë persona të infektuar, ajo kishte filluar të kishte një kollë të lehtë, por pa temperaturë dhe simptoma të tjera është alarmuar dhe ka ardhur në Klinikën Infektive për të bërë kontrolle dhe rezultatet po i presim”, tha Vitia.