BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në
x
BREAKING NEWS

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u
x
BREAKING NEWS

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori
x
BREAKING NEWS

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta
x
BREAKING NEWS

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista
x
BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x

Rajoni

Non-grata “të freskëta” po vijnë nga SHBA, Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron sanksione të reja për Ballkanin Perëndimor, ja kush rrezikon

Non-grata “të freskëta” po vijnë nga SHBA,

Ballkani është futur në rrethin e kuq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA po përgatit “të pastrojë” rajonin nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit përmes mekanizmit të shpalljes “non grata”. Sinjalet se pushtetarët e lartë të korruptuar, përfshirë dhe Shqipërinë i presin lajme të hidhura i dha ditën e djeshme DASH. Matthew Miller, zëdhënësi i sapoemëruar i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka paralajmëruar sanksione të tjera nga Shtetet e Bashkuara për të kundërshtuar manovrat dashakeqe të Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra emrat e rrezikuar janë ata personazhe të lidhur me Moskën.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Miller bën të qartë qëndrimin e SHBA-së për të goditur individët e korruptuar që rrezikojnë integritetin e institucioneve shtetërore në të gjithë Ballkanin dhe për të rritur llogaridhënien e tyre. "Ndërsa ne kundërshtojmë veprimet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, ne jemi gjithashtu të përkushtuar të ndëshkojmë ata aktorë të korruptuar që kërkojnë të minojnë themelet institucionale të rajonit," tha Miller. Paralajmërimi i SHBA vjen pas shpalljes “non grata” dy ditë më parë të 10 individëve në rajon. Sipas Thesarit amerikan, individët e sanksionuar janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në mesin e tyre janë Savo Cvijetinoviq, Petar Gjokiq, Dushko Peroviq dhe Nenad Popoviq nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviç dhe Branisllav Miqunoviq nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaçiq nga Serbia.

Plani i ri i DASH për të goditur të korruptuarit

Për të çuar deri në fund planin e tyre, SHBA kanë forcuar sistemin e tyre për të goditur të korruptuarit në Ballkan. Në lojë nga DASH do të futen dhe shërbimet inteligjente për shpalljen “non grata” të të korruptuarve. Por duket se shërbimi inteligjent nuk do të jetë i vetëm. Në këtë strategji udhëzohen ambasadat që të marrin masa duke identifikuar të korruptuarit dhe duke asistuar institucionet vendase për ndëshkimin e tyre.

Ndërkohë sugjerohet që në selitë diplomatike të atashohen agjentë të FBI, të cilët duket se do të hartojnë “listat e zeza” të zyrtarëve që do shpallen të padëshiruar. Po ashtu agjentët do ndihmojnë në ndëshkimin e të korruptuarve. “Ofroni udhëzime në ambasada që të bëjnë analizën e korrupsionit, diagnostikimin dhe përdorimin e të dhënave për hartimin e programeve dhe raportimin diplomatik. Punoni me Departamentin e Drejtësisë për të vendosur këshilltarë (p.sh., agjentë të FBI-së, atashe gjyqësorë ose këshilltarë ligjorë rezidentë) në ambasadat e SHBA-së për të rritur aftësitë homologe për të hetuar, ndjekur penalisht dhe gjykuar në mënyrë efektive rastet komplekse, ndërkombëtare dhe kombëtare kundër korrupsionit, veçanërisht ato që përfshijnë ryshfet apo pastrim parash”, thuhet në strategjinë e DASH.

Ligji ri anti-korrupsion

Gjithashtu Kongresin Amerikan po përgatitet një ligj special për Ballkanin Perëndimor. Kongresin Amerikan po përgatitet një ligj special për Ballkanin Perëndimor.Projektligji udhëzon sekretarin e Shtetit të ofrojë ndihmë teknike për çdo vend të Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër korrupsionit. Ai parashikon gjithashtu kthimin në ligj të dy urdhra ekzekutivë, që do të garantonin kompetenca për sanksione kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe që janë të përfshirë në akte korruptive. ë pari Urdhri ekzekutiv i Presidentit Biden për të luftuar korrupsionin në vendet e Ballkanit pritet të bëhet ligj, e që e vulos edhe më fort këtë angazhim amerikan. Ndërkaq, pjesa që duket se do të jetë shumë e fortë, është hyrja e qeverisë së SHBA në luftën direkte kundër korrupsionit në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal i Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Deri tani, ky akt i politikës së lartë amerikane është kryer nëpërmjet aktivizimit të Departamentit të Shtetit dhe atij të Thesarit, të cilët kanë sanksionuar politikanë të lartë në disa vende të rajonit. Me miratimin e këtij ligji nga ana e Kongresit Amerikan, sipas të gjitha gjasave, do të ketë masa të tjera edhe më të ashpra ndaj politikanëve e zyrtarëve të lartë shqiptarë, por edhe të vendeve të tjera, të cilët janë kthyer në problem të madh për shoqëritë e këtyre vendeve, por edhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.