BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Rajoni

“Non Paperi” rikthen konfliktet, Bullgaria mohon të ketë marrë pjesë në përpilimin e dokumentit, Shkupi e konsideron komplot ballkanik

“Non Paperi” rikthen konfliktet, Bullgaria mohon të ketë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për Çështjet Evropiane Nikola Dimitrov është deklaruar në lidhje me “Non Paper-in” e fundit të publikuar nga mediat maqedonase në lidhje me mosdakortësitë mes Bullgarisë dhe vendit të tij, mosmarrëveshje të cilat nuk lejuan nisjen e negociatave për integrimin evropian për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Sipas tij momentalisht asgjë nuk po ndodh në fushën e marrëdhënieve me Bullgarinë fqinje, sepse Bullgaria po përballet me zgjedhjet e treta të parakohshme parlamentare që do të mbahen së bashku me ato presidenciale. “Asgjë nuk po ndodh në lidhje me marrëdhëniet midis vendit dhe Bullgarisë”, tha ai. Për këtë shkak ai arsyeton se dokumenti “Non Paper” që është publikuar së fundmi është shumë i pakuptimtë. Në një analizë të thjeshte që i ka bërë tekstit të “Non Paper-it”zoti Dimitrov sqaron se nuk asnjë shans që ky dokument të jetë përgatitur në Europë, madje ka shkuar edhe më tej dhe ka aluduar që ky është një dokument i cili është përgatitur në Ballkan dhe madje e ka quajtur të gjithën këtë si një komplot ballkanik. “Unë kam parë shumë non-paper dhe shumë dokumente zyrtare. Së pari, mund të them se gjuha në të cilën është shkruar nuk korrespondon me gramatikën angleze. Qasja ndaj çështjes maqedono-bullgare në dy vitet e fundit është larg nga realiteti. Bëra disa telefonata dhe është e qartë se dikush po promovon një lloj ideje, ata duhet të jenë nga rajoni. Bullgaria po shkon drejt zgjedhjeve, ne do të kemi zgjedhje lokale, mbase është një lloj ‘mashtrimi’ lokal për të nxitur diçka për të fituar disa pikë politike ndoshta. Sidoqoftë, të gjitha janë spekulime”, tha Dimitrov. Mbi këtë dokument është përgjigjur edhe qeveria bullgare e cila e ka distancuar veten nga ky “Non Paper”. Ministria e Jashtme bullgare ka bërë me dije se autoritetet e vendit në asnjë mënyrë nuk kishin marrë pjesë në përgatitjen e “Non Paper-it” për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Sofjes dhe Shkupit. Ministria e Jashtme bullgare ka shpërndarë një njoftim në të cilën sigurohet se ata nuk ishin njoftuar zyrtarisht për një dokument të tillë dhe as nuk kishin marrë pjesë në përgatitjen e tij. Kjo sipas kësaj ministrie është edhe arsyeja se përse nuk mund të jepnin një koment në lidhje me përmbajtjen dhe vërtetësinë e këtij dokumenti. I pyetur për marrëdhëniet e vendit me Bullgarinë, Dimitrov tha se ka një bllokim sepse Bullgaria është gati të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje presidenciale gjithashtu. “Ka kontakte midis diplomatëve, ekspertëve në nivel pune. Në fund të fundit, ne jemi fqinjë, por nuk kemi asnjë bashkëbisedues politik atje. Ne duhet të presim që populli bullgar të vendosë në zgjedhje",u shpreh Dimitrov.

Dokumenti

Më 13 shtator është bërë publik një “Non Paper” që supozohet të japë një zgjidhje për situatën e krijuar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas këtij “Non Paper-i”, si Maqedonisë së Veriut ashtu edhe Bullgarisë, i është ofruar një zgjidhje sipas asaj që klasifikohet si parim dual, çka do tu lejonte të dyja palëve aspektin e vet të ngjarjeve unike historike. Ky “Non Paper” ka gjithsej tre pika dhe nis me faktin që Bullgarisë do t’i jepen garanci për përforcimin e konceptit të tanishëm të kombit-shtet, me ç’rast do t’i njihet konteksti historik për prejardhjen bullgare të qytetarëve të saj pa përjashtim. Me këtë Bullgaria do të çlirohet nga trauma se përmes të drejtave të pakicave do t’i rrezikohet stabiliteti dhe siguria afatgjatë. Ndërkohë nga ana tjetër bëhet me dije se në Maqedoninë do të përforcohet konteksti i shoqërisë shumetnike nëpërmjet përfshirjes edhe të narrativës bullgare. “Bullgarët do të futen në Kushtetutë, njësoj si dhe bashkësitë e tjera etnike. Shoqatat e bullgarëve me këtë do të fitojnë mbrojtje dhe kujdes të veçantë nga shteti për të kultivuar, të promovojnë mësimin e aspektit të tyre të ngjarjeve historike dhe kjo do t’ju garantohet me Kushtetutë”, vijon dokumenti. Më tej sqarohet se pjesa shumicë e popullit sllav që e identifikon veten si maqedonase dhe të cilët konsiderojnë kontekstin historik për veçantinë e popullit maqedonas, do ta ruajë mundësinë e aspektit dhe të narrativës së vet të kësaj historie të përbashkët.

Më të lexuarat