
VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe

“Nuk e japim Kosovën”/ 'Shpërthejnë' protestat në Beograd, opozita serbe mbush sheshet kundër propozimit evropian

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Mars 2023

Nën sloganin “Jo kapitullimit” dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”, në Beograd të Serbisë më 17 mars u mbajt protesta kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Një grup personash të maskuar, disa prej të cilëve kishin të veshura rroba me simbole të formacionit paramilitar rus, Wagner, mbajtën një mbishkrim ku thuhej: “Populli dhe kisha në mbrojtje të shtetit, kundër tradhtisë, kjo është zgjidhja e vetme”.
Protesta u mbajt një ditë para se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raportvee.
Disa mijëra persona, me ftesë të partive parlamentare të krahut të djathtë, u mblodhën para Kishës Shën Sava, prej ku vazhduan marshin drejt Presidencës së Serbisë.
Protestuesit brohoritën slogane të ndryshme sikurse “Ne nuk do ta japim Kosovën, “Kosova është Serbi” teksa folësit iu adresuan turmës para monumentit të Carit rus Nikolla II, që gjendet përballë ndërtesës së Presidencës serbe.
Protestuesit po ashtu brohoritën “Serbia, Rusia, nuk na duhet blloku evropian” dhe “Serbia, Rusia”.
Protesta u thirr nga partitë djathtiste parlamentare, Dverni, Zavetnici dhe koalicioni NADA.
Protestuesit valëvitën flamuj të Serbisë dhe brohoritën slogane kundër Bashkimit Evropian dhe thanë se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe është farsë”. Ata po ashtu kënduan këtë nacionaliste lidhur me Kosovën.
Kërkesa kryesore e protestuesve ishte refuzimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sot, ne kemi një mesazh të vetëm, për të mbrojtur atdheun, pa simbole partiake, të gjithë janë të mirëseardhur”, tha Milica Gjurgjeviq-Stamenkovsi, kryetare e partisë djathtiste Zavetnici.
Protestuesit po ashtu kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të japë dorëheqje dhe të mbahen zgjedhje në të gjitha nivelet e pushtetit.
Grupet parlamentare të krahut të djathtë kanë 34 nga 250 ulëse në Parlamentin serb.
Përfaqësuesit e këtyre partive kanë argumentuar se propozimi evropian është ultimatum që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Këto parti po ashtu kanë raporte të ngushta me Rusinë dhe muajt e fundit, përfaqësuesit e partive djathtiste kanë vizituar Moskën.
Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.
Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Serbia insiston që Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq Kosova kërkon që marrëveshja përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian e ndërmjetëson këtë proces, ndërkaq Shtetet e Bashkuara, ndonëse nuk janë palë e dialogut, e mbështesin atë./ REL
Më të lexuarat


Një bllok i fuqishëm në kufirin e Rusisë, amerikanët do të marrin kontrollin e 3 deteve, ja plani i bujshëm i SHBA për ndryshimin e hartës së Evropës, si do të preket Serbia dhe pse Vuçiç është tmerruar

“Nuk mund të firmosja për shkak të dhimbjes në dorën e djathtë”/ Eurodeputetja reagon ashpër ndaj Vuçiç: Nuk ia bllokon dot Kosovës anëtarësimin në OKB

Ja pse plani “franko-gjerman” nuk u mbyll me nënshkrim në Ohër, “karta” që do të përdorë BE për Kosovën dhe Serbinë për zbatimin e marrëveshjes është më e fortë se çdo certifikim e vulë

“I vrava të gjithë”/ Ngjarje e rëndë në vendin fqinj, 17-vjeçari qëllon me thikë nënën e tij, dyshohet se...

“Duhet të kenë kujdes…”/ Mitsotakis jep lajmin e madh, zbulohet data vendimmarrëse për qytetarët në Greqi

(FOTO) Goditet grupi kriminal i narkotrafikëve, policia fundos 21 persona mes tyre… veprimi i shqiptarit për fshehjen e kokainës do iu çudis

Serbia e vendosur, Daçiç: Kosova s’duhet të ketë vend në OKB, kemi argumente të forta

Politikani serb: Kosova e pavarur, ky do të jetë “çmimi” që do të paguajë Beogradi për të formuar Asociacionin

Kosova së shpejti në NATO dhe BE, SHBA vë me “shpatulla pas murit” pesë shtetet që nuk e njohin Prishtinën, ja plani i madh i Perëndimit që do të tronditë nga themelet Beogradin

Vuçiç “i frikësuar” nga SHBA: Po krijon një bllok të ri në Evropë, do të prekë edhe Serbinë
