BREAKING NEWS

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës,
x

Rajoni

Nuk ka konsensus, Bullgaria, Austria dhe Çekia bllokojnë negociatat për Maqedoninë e Veriut, problem çështjet historike

Nuk ka konsensus, Bullgaria, Austria dhe Çekia bllokojnë negociatat

Sërish Maqedonia e Veriut është duke u përballur me një bllokim të radhës në lidhje me procesin e Integrimin Europian. Pavarësisht faktit se të mërkurën të gjitha shtetet anëtare të BE-së ishin pajtuar me tekstin e konkluzioneve për zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor, dhe që ato të miratohen formalisht të enjten pa diskutime, përsëri ka ndodhur bllokimi i tyre. Bllokimi i ditës së djeshme është si rezultat i vendimit të marrë nga Çekia dhe Sllovakia, vendim i mbështetur edhe nga Austria. Është rregull në BE që dokumentet e tilla, pasi për to të arrihet një dakordim i shteteve anëtare në takimin e ambasadorëve, të miratohen në cilindo takim të Këshillit në nivel të ministrave, pa marrë parasysh se cilët ministra janë në pyetje. Por, në këtë takim, Çekia dhe Sllovakia kanë kundërshtuar miratimin e tyre. Çekia është shprehur se vazhdon të mbështesë fuqishëm procesin e zgjerimit, por teksti i konkluzioneve, në formën e tanishme, do ta komplikonte edhe më shumë këtë proces. Ky shtet ka kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar këto konkluzione. REL raporton se sipas burimeve diplomatike këto shtete nuk janë pajtuar me përmendjen e kontesteve historike në tekst. Në tekstin që duhej të miratohej i bëhej ftesë Maqedonisë së Veriut që të respektojë marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe që në këtë mënyrë të shmangen pretendimet e bazuara në keqinterpetimet e historisë. Kjo pjesë e tekstit, sipas disa shteteve, nuk e ka vendin në konkluzat e BE-së. Një diplomat i lartë i BE-së ka deklaruar se përplasjet në BE rreth këtyre çështjeve janë “tragjike për Ballkanin” duke fajësuar ata që po bllokojnë vendimet e tilla. “Është tragjike për Ballkanin Perëndimor që disa kampe brenda BE-së bllokojnë njëri- tjetrin në politikën e zgjerimit. Kësaj radhe të ashtuquajturit miq të zgjerimit kanë vendosur veto në konkluzat e rëndësishme të BE-së në nivel ministrash edhe pse ambasadorët e tyre u pajtuan për tekstin, një ditë më herët. E gjithë kjo dërgon një sinjal shkatërrues në Ballkanin Perëndimor dhe hap dyert për faktorët tjerë në rajon”, është shprehur ai.

Vetoja bullgare

Për sa i përket vetos bullgare, ajo ka ardhur si pasojë e kushtëzimit të kornizës negociuese me plotësimin e kërkesave të saj që kanë të bëjnë me emrin e shtetit, gjuhën, identitetin, që sipas saj kanë “rrënjë bullgare”, pastaj me disa personalitete dhe ngjarje nga e kaluara, të cilat pretendon se i takojnë historisë bullgare. Autoritetet bullgare në vazhdimësi kanë akuzuar Shkupin edhe “për nxitje të gjuhës së urrejtjes, si dhe për vjedhje të historisë bullgare”. Fjalia kontestuese ishte vendosur në draftin e tekstit për të mundësuar heqjen e bllokadës bullgare. Por, disa shtete mendojnë se në këtë mënyrë “Bullgarisë i janë bërë lëshime të panevojshme”. Në anën tjetër, sipas burimeve diplomatike, Bullgaria nuk ka qenë e kënaqur pse shtetet tjera “nuk kanë pasur mirëkuptim për shqetësimet legale të saj”. Për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë nuk ka kaluar as vendimi për miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Si pasojë e kësaj, disa shtete kanë kundërshtuar që të miratohet një kornizë e tillë edhe për Shqipërinë. Ndërkaq, qeveria e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet njëdeklarate njoftoi se edhe pse Bullgaria e vërtetoi veton, janë tradhtuar vlerat evropiane dhe pritjet e qytetarëve ndërsa Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe të zbatojë standarde evropiane. “Qeveria e RVM-së edhe në këtë rast shpreh zhgënjimin që BE nuk gjeti mënyrë të merret vendim pozitiv për miratimin e Kornizës negociuse, që do të mundësonte konferencën e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe RMV-së që të mbahet në fund të vitit 2020, gjatë kryesimit gjerman me BE-në”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.