BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Rajoni

Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve vendore në Kosovë, Osmani nuk pranon kërkesën e Vetëvendosjes, kërkon konsensus politik mes palëve

Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve vendore në Kosovë, Osmani nuk pranon

Zgjedhjet lokale duket se do të shënojnë ndarjen e parë mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Në një konferencë për mediat, kryeministri i Kosovës, pas takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani, ai deklaroi atë që edhe ishte parashikuar nga opozita, pra që qëndrimi i VV-së është shtyrja e zgjedhjeve lokale. Ky qëndrim është arsyetuar sipas tij me gjendjen e vështirë pandemike ku ndodhet vendi dhe faktin se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë në të njëjtin konkluzion. “Për respektimin e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale. Duke e pasur parasysh që aktualisht kemi një përmirësim të situatës me pandeminë në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet, në mënyrë që të mos kemi një valë të re, për shkak se versioni Delta është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor, ne jemi që zgjedhjet të shtyhen. Megjithatë ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, le të merret cilido vendim ne do ta respektojmë. Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve por nuk imponohemi. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim vendimin”, ka thënë Kurti.

Reagon Osmani

Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Osmani thotë se IKSHPK ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë. Megjithatë ajo thotë se mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është konsensusi mes partive të pozitës dhe opozitës. “Përkundër rekomandimeve të IKSHP-së për shtyrje të zgjedhjeve, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Unë mendoj se ky mendim mund të ketë pasoja për shëndetin e qytetarëve”, tha ajo, përcjell Telegrafi. Osmani thotë se nuk pajtohet me mendimin e subjekteve opozitare por do ta respekton këtë mendim.

“Unë do ta respektoj këtë, por asesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë…Meqë nuk ka pasur pajtim mes partive në pushtet dhe atyre opozitare nuk ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve”, deklaroi Osmani. Presidentja thotë se zgjedhjet më së shumti do të shtyheshin dy muaj, kjo për t’iu dhënë afat stafit shëndetësor ta marrin situatën nën kontroll.

Përplasjet në takim

Takimi i djeshëm mbi zgjedhjet vendore, ka shkaktuar përplasje mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku. Prania e ministres Donika Gërvalla dhe deputetes Mimoza Kusari-Lila në këtë takim ishte mollë sherri për një përplasje në distancë mes ish-dy bashkëpunëtorëve të ngushtë. “Sot kishim një takim konsultativ. Në fillim shprehëm rezervat tona për pjesëmarrjen e dy partive të pacertifikuara në këtë takim”, deklaroi Abdixhiku para mediave duke iu referuar pjesëmarrjes së Donika Gërvallës dhe Mimoza Kusari-Lilës në këtë takim. Nuk mungoi reagimi i presidentes Osmani për këtë deklarim të Abdixhikut, e cila në fund tha se “vendosi vet kënd e ftoj në konsultime”. “Sa i përket pranisë së zonjës Donika Gërvalla dhe zonjës Mimoza Kusari-Lila në këtë takim, unë që nga dita e parë e punës kam vendosur një standard. Ato në këtë takim kanë përfaqësuar zërin e qytetarëve në parlament. Zonja Gërvalla përfaqëson një subjekt nga i cili kanë dalë 8 deputetë, edhe zonja Kusari është përfaqësuar vet. Unë kam ftuar edhe zotin Pacolli. Poashtu kam ftuar të gjitha përfaqësuesit e pakicave. Tek e fundit unë jam presidente dhe vendosi vet kënd e ftoj në konsultime me mua si e para e shtetit”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani.