BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Rajoni

‘Nuk presim pafund’, Damian Gjiknuri i jep paralajmërimin e fortë PD-së

‘Nuk presim pafund’, Damian Gjiknuri i jep paralajmërimin e

Mbledhja e ditës së sotme e Këshillit Politik nuk prodhoi asnjë rezultat, kështu që palët duken ende larg një marrëveshje që siguron zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Partia Socialiste, pretendon se PD-ja po mban peng zgjedhjet me kërkesat e tyre, ndërsa këta të fundit akuzojnë mazhorancën për ngërçin e krijuar.

Në studion e emisionit “Top Talk”, deputeti Damian Gjiknuri, tha se nëse Partia Demokratike nuk arrin një marrëveshje në Këshillin Politik, atëherë pesha do t’i kalojë Parlamentit. “Nuk mund ta çojmë vendin në një krizë politike”, tha Gjiknuri.

Pjesë nga intervista:

Denis Dyrnjaja: Si do ja bëjmë për të gjetur zgjidhjen?

Damian Gjiknuri: Parlamenti do të gjejë zgjidhjen, në momentin kur do të shikojë që Këshilli Politik nuk do të arrijë në një zgjidhje konkrete. Nuk mund ta çojmë vendin në një krizë Kushtetuese, s’ka shanse.