BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Rajoni

OBSh dhe Banka Botërore në ndihmë të Kosovës, ja sa milion euro i ofrojnë për luftimin e koronavirusit

OBSh dhe Banka Botërore në ndihmë të Kosovës, ja sa

Gjatë një konference për mediat, ministri i Shëndetësisë së Kosovës Arben Vita, ka bër1% me dije se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofruar Kosovës rreth 15 milionë euro për të luftuar koronavirusin.

Ai tha se javën e ardhshme, në Kosovë do të vijë një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore-donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Gjithashtu, OBSH ka ndarë një ndihmë në vlerë prej 7 milionë eurove, që do t’i përforcojnë furnizimet në institucionet shëndetësore. Banka Botërore ka ofruar mbështetje financiare për aktivitetet në masat kundër Covid-19 në vlerë prej 7.9 milionë eurove”, tha ministri.

Po ashtu, Vitia tha se kanë filluar edhe donacione të ndryshme në materiale dhe mjetë të tjera të distributorëve lokalë, por edhe individëve si shenjë e solidaritetit me përpjekjet e përgjithshme të përbashkëta kundër Koronavirusit.