BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Rajoni

OKB diskuton për Kosovën, amerikanët kërkojnë nisjen e dialogut me Serbinë, BE kategorike kundër ndryshimit të kufijve

OKB diskuton për Kosovën, amerikanët kërkojnë nisjen e

Ditën e martë, Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka mbajtur një takim gjatë së cilës është diskutuar edhe në lidhje me Kosovën. Përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurisë për Kosovën, Richard Mills, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të rifillojnë procesin e dialogut në Bruksel për përmbylljen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke, si dhe ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të sigurohet se të dy shtetet do të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri tani. Dialogu ka bërë bashkë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, referuar deklaratës së zotit Mills se SHBA është mbështetëse e dialogut mes dy shteteve të ndërmjetësuar nga unioni. “SHBA mbështet fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, tanimë me qeverinë e re të Kosovës, ne mirëpresim planet e përfaqësuesit special të BE-së që të rifillojë dialogu në të ardhmen e afërt. Është arritur progres nga palët edhe pse mund të mos shihet aty në raportet e këtij mëngjesi, por këto kanë kontribuar në përmirësim e jetës të qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi. SHBA inkurajojnë të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet e kaluara dhe t’i qasen rifillimit të dialogut në mënyrë pragmatike dhe produktive, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, tha përfaqësuesi i SHBA-së. Më tej ai ka bërë me dije se SHBA pret të bashkëpunojë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti në shumë prioritete të përbashkëta, duke përfshirë edhe zbatimin e reformave për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në qeveri, luftimit të korrupsionit, nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

BE mbi dialogun

Viola Von Cramon, raportuesja ne Parlamentin Europian për Kosovën, ka folur në lidhje me ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Duke deklaruar se një definim i ri i kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor pa dyshim që do të krijonte probleme dhe konflikte të mëdha dhe për më tepër nuk do të ndihmonte askënd. Deklaratat e zonjës von Cramon, vijnë si përgjigje ndaj komenteve të kryeministrit slloven Janez Jansha për rishikimin e kufijve në Ballkan, si dhe pretendimet se ai do të përfshinte krijimin e një Serbie të Madhe dhe një Shqipërie të Madhe. “Duke qenë se kryeministri slloven nuk është i njohur për propozime serioze politike, ky do të mund të bëhej një debat shumë i rrezikshëm. Këto ndarje dhe retorika nacionaliste nuk janë kurrë të lidhura me njerëzit. Kemi parë se retorika të tilla çfarë kanë krijuar në historinë ton. Qeveritë dhe politikanët duhet të synojnë të krijojnë institucione funksionale dhe shtete që do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike”, ka deklaruar Von Cramon, duke shtuar se kolegët e saj në Parlamentin Evropian janë të shqetësuar për procesin e vazhdueshëm të shpërbërjes në vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe shprehimisht vuri në dukje se nuk ka asnjë ndryshim të ri të kufijve. Sakaq, zëdhënësi i unionit për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka thënë se prioritetet që ka caktuar kryeministri Albin Kurti janë shumë të rëndësishme për Kosovën, por kjo sa u përket punëve të brendshme. Dialogu, sipas tij, është prioriteti më i rëndësishëm i jashtëm që Kosova ka përpara. “Kur bëhet fjalë për prioritetet e Qeverisë, nuk ka konkurrencë në mes prioriteteve individuale. Prioritetet e brendshme të Kurtit janë shumë të rëndësishme. Por, në të njëjtën kohë dialogu është prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Kosovës dhe nuk duhet të shihet si i ndarë apo që s’përputhet me prioritetet tjera që i ka përmendur kryeministri”, ka thënë Stano. “BE-ja dhe shtetet anëtare presin që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim vazhdimin e takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë mundësinë që kanë përpara tyre për të sjellë këtë proces të rëndësishëm në një përfundim të suksesshëm”, ka thënë Stano.