BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Rajoni

Oliver Varhelyi takime në Kosovë: Nuk ka pasur shumë progres me reformat, kushtet për heqjen e vizave janë përmbushur

Oliver Varhelyi takime në Kosovë: Nuk ka pasur shumë progres me

Ditën e djeshme, në seancën e radhës në Kuvend ka qenë i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi. Gjatë fjalës së tij në foltore, Varhelyi mes të tjerash ka shprehur atë që sipas tij është arsyeja se përse raporti i BE për Kosovën për vitin 2020 nuk ka qenë i favorshëm. Sipas tij ka qenë situata e komplikuar politike e Kosovës në 2020 dhe ndërrimi i qeverisë brenda këtij viti, ajo që ka sjellë një vlerësim të tillë. Varhelyi tha se zgjedhjet e parakohshme dhe ndërrimi i qeverive, në kohën kur vendi e bota po përballej me pandeminë kanë ndikuar shumë. “Raporti i sivjetshëm për Kosovën reflektoi kontestin politik të vitit të kaluar. Zgjedhjet e parakohshme, ndërrimi i dy qeverive në pikun e krizës më pandeminë. Në këtë kontekst, fatkeqësisht raporti nuk ka qenë i favorshëm, për të bërë progres në reformat e Bashkimit Evropian në Kosovë. Për të vënë prapë në fokus reformat, bashkë me kryeministrin Hoti, kemi arritur të dakordohemi për të vazhduar agjendën e ardhshme për reformat e BE-së, për të cilën sapo njoftuam”, tha ai. Pas përfundimit të seancës parlamentare, Komisioneri për zgjerim ishte në një konferencë të përbashkët për median me Kryeministrin Avdullah Hoti. Gjatë kësaj dalje u diskutua edhe çështja e vizave, për të cilat e gjithë politika e Kosovës është në një fushatë intensive, përderisa secila prej kërkesave të vëna kusht nga Bashkimi Europian janë plotësuar. Varhelyi ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur kriteret e caktuara për liberalizim, por tani duhet bindur shtetet anëtare dhe sipas tij kjo nuk është e lehtë. “Nuk ka në asnjë takim të vetëm që nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Unë po përpiqem të ndihmojë që ti bind shtetet anëtare për nevojën që ti ofrohet liberalizimi i vizave për Kosovën. Vlerësimi jonë mbetet që i keni përmbushur të gjitha kriteret, por vlerësimi jon nuk mjafton sepse Këshilli Europian nuk merr vendim. Ne duhet ti bindim shtetet tona anëtare që të votojnë pro dhe për këtë është çfarë jemi duke punuar e po ashtu edhe kryeministri”, u shpreh Varhelyi. Më tej Komisioneri i BE sqaroi edhe mënyrën se si mund të arrihet bindja e shteteve anëtare të BE. Sipas tij e vetmja mënyrë është me përparimin në terren, me përparim me punën e çdo dite, dhe sipas tij, Kryeministri Hoti është në rrugë të mbarë dhe po e bën gjithçka që të rritet besimi në shtetin e tij, që të mos ketë krim të organizuar dhe kërkesa për azil pas liberalizimit. “Na jepni kohë dhe hapësirë ta arrijmë këtë dhe do ta arrijmë atë”, tha Varhelyi.

Hoti: Mund edhe të mos arrihet marrëveshja me Serbinë

Kryeministri Avdullah Hoti në konferencën e përbashkët me komisionarin e BE për fqinjësi dhe zgjerim, ka deklaruar se ekziston mundësia që mes dy shteteve të mos arrihet një marrëveshje përfundimtare dhe kjo sipas tij do të thotë që Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë të jenë dy shtete fqinje por që nuk e njohin njëra tjetrën. Hoti tha se ka konsensus të plotë shoqëror në Kosovë për procesin e dialogut dhe qeveria është e përkushtuar të shtyjë përpara këtë çështje. “Kemi hyrë në proces të dialogut për marrëveshje paqe, marrëveshje përfundimtare që duhet të përmbyllet me normalizim të plotë të marrëdhënieve, kur arrihet ky normalizim i plotë, vetëm me njohje reciproke. Atë që kam thënë dhe po e them prapë, ne jemi të përkushtuar për dialog, 1 muaj, 2 muaj, 1 vjet, nëse e përmbyllim këtë marrëveshje do të ishte mirë për qytetarët tanë, do të ishte mirë për Serbinë për krejt rajonin, edhe për BE-në që të integrohet ky rajon përfundimisht në BE, por nëse nuk arrijmë marrëveshje përfundimtare nuk kemi çfarë të bëjmë, vazhdojmë si dy shtete të pavarura fqinje që nuk e njohin njëra tjetrën”, tha kryeministri. Nga ana tjetër, është shorehur se nuk ka dëshirë që të prononcohet për dialogun, por gjithsesi ka trhënë se këto negociata nuk janë të lehta. “Nuk dua të deklarohem për këtë sepse kam diskutuar me kryeministrin Hoti dhe gjithashtu me presidentin Vuçiç. Shoh se ka përparim dhe angazhim, gjithashtu shoh se nuk janë të lehta negociatat që duhet t’i bëjnë, por është një momentum që ka filluar të zhvillohet. Lajcak ka investuar shumë dhe gjithashtu partnerët amerikan janë të interesuar në këtë proces”, tha ai.