Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Opozita në protestë, Thaçi: Kush qeverisë e përcakton vota e lirë e qytetarit, jo ambicia e dikujt tjetër, as protesta

Opozita në protestë, Thaçi: Kush qeverisë e përcakton vota e lirë e qytetarit, jo ambicia e dikujt tjetër, as protesta

Postuar: 16/04/2015 - 18:08

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, bojkotuan të enjten vazhdimin e seancës së parlamentit të Kosovës për shkak të mosmiratimit të kërkesës së tyre për të futur ne rend të ditës diskutimin mbi shtrenjtimin e energjisë elektrike. 
 
Ata paralajmëruan mundësinë e vazhdimit të bojkotimit edhe të seancave tjera nëse nuk përfillen kërkesat e tyre. Kërkesa për debat bazohej në peticionin e nënshkruar nga 35 mijë qytetarë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
 
Përfaqësues të opozitës thanë se është urgjente që të ndodhë ulja e çmimit të energjisë elektrike dhe të jepet llogari për dy rritjet e fundit të saj. Bojkotimi pasoi një debat me tone të ashpra rreth paralajmërimeve të opozitës për mbajtjen e një proteste të shtunën në Prishtinë.
 
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, do të protestojnë më 18 prill, për siç thuhet largimin e ndikimit të qeverisë mbi institucionet e pavarura.
 
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se në Kosovë çdo herë ka pasur arsye të protestohet, por u bëri thirrje opozitës që të protestojnë në mënyrë paqësore.
 
“Ne e dimë se diçka tjetër po deklaroni në publik për demonstratë paqësore dhe diçka tjetër po organizoni në terren për përdorimin e dhunës në demonstratë, për realizimin e qëllimeve politike. Unë ju ftoj dhe në të njëjtën kohë ju konfirmoj se nuk do të mund të realizoni qëllimet as me shantazh dhe as me një përpjekje të tipit të revolucioneve proletare, këtu në Kosovë përcakton se kush qeverisë, vota e lirë e qytetarit, vullneti i qytetarit dhe jo ambicia e dikujt tjetër”, tha Thaçi.
 
Visar Ymeri nga lëvizja Vetëvendosje ndërkaq u bëri thirrje zyrtarëve qeveritar që bëjnë punën e tyre dhe të mos kenë frikë nga protesta.
 
“Thaçi foli për pushtetin, do të thoshim si zakonisht. Se si këto protesta paskan qëllim që ta marrin pushtetin me dhunë, prapë do të thoshim frika e tij e zakonshme. Por, ka diçka më të pazakontë në këtë shpërthim të ti, shpërfaqja e realitetit e të cilën e kanë të qartë të gjithë. Realitetin e kapur nga pushteti. Natyrisht që Thaçi reagon kështu dhe pikërisht me këto fjalë, çfarëdo kërkese për çliruar shtetin e zaptuar atij i tingëllon sikur synim për t’ia marr pushtetin, pushtetin që ushtrohet nëpërmjet zaptimit dhe ku ky është zaptuesi”, tha Ymeri.
 
Shqetësimet për një protestë të dhunshme janë ngritur pasi që në janar të këtij viti protesta e partive opozitare për shkarkimin e një ministri serb që mohoi krimet e luftës në Kosovë u përfshi nga dhuna më e ashpër që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
 
Të tri partitë politike opozitare thonë se protesta është thirrur pasi që zëri i tyre nuk po dëgjohet nga institucionet e vendit. Ndërsa nga vëzhguesit është cilësuar si një përpjekje për të rritur ndikimin e tyre kundruall sfidave që e presin Kosovën muajt e ardhshëm.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 07:54

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet ditën e sotme në një seancë të jashtëzakonshme plenare.

Postuar: 23/06/2019 - 19:59

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka publikuar ndryshimet në kabinetin e tij qeveri

Postuar: 22/06/2019 - 23:54

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim n

Postuar: 22/06/2019 - 20:31

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se SHBA vazhdon ta përkrahi dialogun mes Kosovës dhe

Postuar: 22/06/2019 - 15:30

Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë përgjegjëse institucionet e Kosovës pse po dështon Samiti i P

Postuar: 21/06/2019 - 18:55

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka folur në lidhje me çështjen e heroit Go

Postuar: 21/06/2019 - 18:53

Propozim ligji për regjistrimin është lëshuar në procedurë parlamentare e cila do të zgjatë.