Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përkujtohet ngjarja e Srebrenicës në Bosnjë, i pranishëm në ceremoni ish presidenti amerikan Klinton, mungon Thaçi

Përkujtohet ngjarja e Srebrenicës në Bosnjë, i pranishëm në ceremoni ish presidenti amerikan Klinton, mungon Thaçi

Postuar: 11/07/2015 - 10:50

Ka nisur ceremonia përkujtimore për ngjarjen e Srebrenicës në Bosnjë.
 
I  pranishëm në këtë ceremoni është ish-presidenti amerikan Bill klinton.
 
Ndërsa, zv/kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi nuk është lejuar që të jetë i pranishëm për shkak ishte nje person i padëshiruar nga Republika Srpska.
 
Shkrimi i Thaçit në Facebbok
 
Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska.
 
Kosova dhe populli i saj me zemër e me mendje jenë me familjet që sot më në fund i varrosin familjarët e tyre që të prehen në paqe dhe me të tjerët që i përkujtojnë etërit, vëllëzërit, bijt e humbur në këtë tmerr. Kështu sot shënojmë 20 vjetorin e gjenocidit të forcave serbe në Srebrenicë dhe 16 vjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.
Populli i Kosovës gjithmonë do të jetë përkrah atyre që promovojnë lirinë, barazinë, drejtësinë dhe pajtimin.
 
Ngjarja e Srebrebicës
 
20 vjet më parë, mes 11 dhe 18 korrikut, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, u krye masakra e Srebrenicës.
 
Tragjedia që u mori jetën 8300 personave, ishte një ndër pjesët më të errëta të historisë së kohëve të fundit në Evropë.
 
Në ato ditë, trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë myslimane. 8300 të vdekur është bilanci zyrtar, por banorë të Srebrenicës, të mbijetuar nga masakra, deklarojnë se viktimat mund të jenë më shumë se 10 mijë.
 
Srebrenica konsiderohet si masakra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo masakër është trajtuar si gjenocid nga Tribunali i Hagës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
 
Në këtë 20 vjetor në qendrën memoriale në Potoqar, do të varrosen eshtrat e 136 viktimave që tashmë janë identifikuar e që deri më tani janë konsideruar të zhdukur.
 
Në tubimin komemorativ do të marrin pjesë më shumë se 80 delegacione shtetërore, si presidentët e Sllovenisë dhe Kr oacisë Borut Pahor dhe Kolinda Grabar -Kitaroviq pastaj ai i Malit të Zi Filip Jovanoviq, pastaj kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ai i Turqisë Ahmet Davutoglu, si dhe i Serbisë Aleksandër Vuçiq.
 
Në delegacionin e SHBA-ve janë ish presidenti Bill Clinton dhe sekretarja e shtetit Hillari Clinton si dhe ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2019 - 22:52

Sekretari Pompeo takoi të martën në New York, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një drekë pune në të cilën diskutuan për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropia

Postuar: 20/08/2019 - 17:41

Një grua nga Kosova është gjetur e pajetë në një pus.

Postuar: 20/08/2019 - 16:29

Kryetari i Komunës së Leposaviqit në Veri të Kosovës, Zoran Todiç, është rrahur nga disa persona

Postuar: 20/08/2019 - 15:22

Takimi në Sarajevë ndërmjet anëtarëve të presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferovic, Zhelko Koms

Postuar: 20/08/2019 - 15:17

Ministri në dorëheqje i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala dhe ministri i Ekonomis

Postuar: 20/08/2019 - 15:10

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka takuar sot kreun e Nisma-s, Fatmir Limaj me të cilin

Postuar: 20/08/2019 - 15:08

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përgëzuar kancelaren gjermane, Angela Merkel për ri