BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x
BREAKING NEWS

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si
x
BREAKING NEWS

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të
x
BREAKING NEWS

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet!”, Dritan Abazoviç bën deklaratën e fortë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë, pasi...

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po
x

Rajoni

“Pa njohur Kosovën nuk ka Serbi”, Blinken i shuan çdo shpresë Beogradit, pritet ndërhyrja e fuqishme nga SHBA që do të tronditë pozitat e Vuçiçit

“Pa njohur Kosovën nuk ka Serbi”, Blinken i shuan çdo

Një takim i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Serbi me sekretarin amerikan të Shtetit, AntonyBlinken, ka bërë të qartë se nëse nuk do të ketë njohje të Kosovës nga ana e presidentit Aleksandër Vuçiçit, nuk do të ketë as Serbi nëEuropë. Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të dobishëm për raportet me SHBA-në takimin me sekretarin amerikan të Shtetit AntonyBlinken në Uashington.Në një deklarim për media pas takimit me AntonyBlinken, kryeministri Kurti tha se Kosova është një rrëfim suksesi.“Takimi ishte shumë i dobishëm për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Ne treguam se si Kosova është rrëfim suksesi, së pari i punës së popullit dhe ndërhyrjes së NATO-s për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe së dyti histori suksesi zhvillimi i demokracisë dhe ekonomisë. Shteti jo i madh i Kosovës është shembull i madh se ekonomia dhe demokracia cilësore shkojnë bashkë. Kërkuam shtimin e investimeve amerikane në Kosovë dhe rritjen e shkëmbimit tregtar”, ka thënë Kurti.Ndërsa presidentja Osmani ka thënë se qëndrimi amerikan sa i përket dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel është që ky proces të përfundojë me njohje reciproke, gjë e cila u konfirmua edhe gjatë takimit me sekretarin Blinken.“Kosova nuk ka pasur partner më të fuqishëm se sa SHBA. Pa përkrahjen e SHBA-së nuk kemi mund të kemi sukses në organizatat ndërkombëtare. Kemi biseduar për mënyrën se si Kosova fuqizohet në arenën ndërkombëtare. Diskutuam se sa e rëndësishme është që Kosova të jetë në NATO. Diskutuam edhe për rolin konstruktiv që Kosova po luan në dialogun me Serbinë. SHBA si partner që mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial gjithmonë, kanë qenë të zëshëm në këtë drejtim. Sikurse Biden, edhe Blinken kanë qenë të qartë që procesi i dialogut të përqendrohet në njohje reciproke”, ka thënë Osmani.Takimi ndërmjet sekretarit amerikan AntonyBlinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti është i pari i këtij formati në Departamentin e Shtetit.

Reagimi i Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, AntonyBlinken shkroi një deklaratë për takimin që e pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Departamentin e Shtetit në Ëashington D.C.Blinken përmes Tëitterit tha se SHBA-të mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës si dhe dialogun me Serbinë.“U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën”, shkroi Blinken.Po ashtu, në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan kanë lëshuar një njoftim të shkurtër pas takimit në Ëashington, të Sekretarit AntonyBlinken me krerët e shtetit të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.Sipas njoftimit, Blinken ka falënderuar Kosovën për pritjen e afganëve, qëndrimin dhe mbështetjen për Ukrainën.Gjithashtu tregohet se në takim është folur për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja e i cili duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër.“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka takuar sot presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Uashington DC. Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe Sekretari falënderoi liderët për mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën dhe pritjen bujare të afganëve. Ata diskutuan rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qendër njohjen reciproke, në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftimin e DASH.“Mirëdita të gjithëve. Zonja Presidente, Kryeministër, e mrekullueshme të ju kemi të dyve këtu në Departamentin e Shtetit dhe në Shtetet e Bashkuara. Kosova është një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se siç e dini të gjithë, ka një histori të gjatë dhe të fortë mes nesh, veçanërisht me Presidentin Biden, i cili ju dërgon përshëndetjet e tij të ngrohta për të dy”, thotë Blinken.

Më të lexuarat