Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të rëndësishme, lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë (Zbardhen EMRAT dhe pozicionet e tyre)

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të
x

Rajoni

Pacientja në Kosovë e dyshuar me koronavirus, dalin rezultatet e analizave

Pacientja në Kosovë e dyshuar me koronavirus, dalin rezultatet e

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë dhe të shumëpritur, se pacientja me origjinë Britanike e shtruar mbrëmjen e sotme në Kosovë nuk është prekur nga koronavirusi.

Sipas Ramadanit, pas testeve të bëra në Institutin Kombëtar ka rezultuar se pacientja nuk është e infektuar me koronavirus. Në një konferencë për mediat, ai ka thënë se pacientes i janë bërë tre teste dhe të tre kanë rezultuar negativ.

Pacientja identiteti i së cilës nuk dihet ende, është mbajtur në kujdes të veçantë që në momentin që është paraqitur në spital dhe tashmë analizat e saj kanë rezultuar negative, çka sipas mjekëve tregon se ajo nuk është prekur nga koronavirusi kinez.