BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Rajoni

Pakënaqësitë e mënjanimit të BE-së nga dialogu Kosovë-Serbi në Washington, përplasje virtuale mes diplomatit gjerman dhe emisarit amerikan Grenell

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger dhe përfaqësuesi i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, kanë shkëmbyer postime polemizuese në “Twitter”, rreth ftesës së dy delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Ischinger ka shprehur habinë në Twitter pse nuk ka pasur koordinim me BE-në për këtë çështje. Ai madje thekson dhe mosreagimin e vendeve europiane. “Pa u koordinuar me BE-në? Po reagimet nga Parisi, Berlini e Brukseli? Ç’mund të ndodhë nëse BE-ja do ta kishte negociuar DCFTA me talebanët?”, ka shkruar Ischinger në Twitter.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Richard Grenell. “Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm fjalët. Pse nuk po i shkruan BE-së që të veprojnë për vizat, që u janë premtuar për vite të tëra? Populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë përparim!”, ka shkruar Grenell.

Pas këtij reagimi të Grenell, ka reaguar sërish Ischinger: “Udhëtimi pa viza për Kosovën është vërtet një çështje e mirë, unë e kam mbrojtur fuqimisht këtë për një kohë të gjatë siç e dinë të gjithë miqtë e mi kosovarë. Sa i përket Serbisë, natyrisht ka pasur udhëtime pa viza për vite me radhë”, ishte përgjigjja e Ischinger.

Pakënaqësitë e mënjanimit të BE-së nga dialogu

Pakënaqësitë e mënjanimit të BE-së nga dialogu