BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Rajoni

Palmer dhe Lajçak nisin vizitën në Kosovë, vënë në rresht politikën për dialogun me Serbinë

Palmer dhe Lajçak nisin vizitën në Kosovë, vënë

Dita e hënë ka qenë tepër intensive, e mbushur me takime dhe vizita mes politikanëve të Kosovës dhe Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesit Special i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak. Vizita e dy zyrtarëve të lartë është bërë në kuadër të përgatitjes së terrenit përpara takimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel në fund të muajit qershor. Zoti Palmer është takuar me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj. Gjatë takimit është folur mbi të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, dhe në përfundim të takimit është sqaruar se Hoxhaj ka theksuar rëndësinë që ka për PDK përfundimi i dialogut me njohje reciproke mes dy shteteve. Më tej Zëvendësndihmës Sekretari Palmer është takuar me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili ka falënderua SHBA-të si partneri më i fuqishëm që Kosova ka, si dhe ka njoftuar zotin Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë- Serbi. Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Palmer e falënderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve. Takim është zhvilluar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe Goran Rakiç, Dalibor Jevtiç dhe Igor Simiç. Lista ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë theksuar sipas tyre se ka nevojë për respektimin e të drejtave të serbëve në Kosovë. “Posaçërisht është theksuar nevoja për respektimin e të drejtave të popullit serb, por dhe vazhdimin e dialogut nën udhëheqjen e Bashkimit Europian mes Beogradit e Prishtinës, e në kuadër të marrëveshjeve deri tani të arritura, para së gjithash në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, energjetikë dhe drejtësi”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Lista Serbe.

Takimi me Osmanin dhe Kurtin

Pas përfundimit të takimeve individuale me Hoxhaj dhe Abdixhikun, zoti Palmet ka vizituar presidenten e vendit Vjosa Osmani së bashku me përfaqësuesin e BE zotin Lajçak. Presidentja Osmani deklaroi se procesi i dialogut në Bruksel duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka ritheksuar faktin që për për Kosovën mbetet thelbësore që në këtë proces të respektohen plotësisht integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit. zonja Osmani ashtu si gjithmonë nuk ka lënë jashtë vëmendjes çështjen e të zhdukurve. “Ne presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke, duke i respektuar këto parime dhe që marrëveshja të jetë plotësisht e zbatueshme”, tha Osmani. Sakaq pas takimit me presidenten, dy zyrtarët e lartë kanë takuar shefin e ekzekutivit të Kosovës Albin Kurti. Kryeministri Kurti, deklaroi pas takimit se bashkëpunimi dhe koordinimi mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të në procesin e ri të dialogut është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm. Ai gjatë një takimi ka nënvizuar faktin që dialogu duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së përgjithshme. Ndërsa zoti Palmer, edhe pse pritet që të martën të mbajë një konferencë të përbashkët me zotin Lajçak, nuk mbeti p dhënë një deklaratë pas gjithë takimeve të realizuara. Ai, është shprehur se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veç të tjerave do të ishte pikë kyçe për tërheqjen e më shumë investimeve amerikane dhe të tjera të huaja, si dhe për krijimin e vendeve aq shumë të nevojshme të punës për popullin e Kosovës dhe tërë rajonit.