BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Rajoni

Palmer dhe Lajçak të prerë për dialogun Prishtinë-Beograd, mesazh Vuçiçit se duhet të njohë pavarësinë e Kosovës

Palmer dhe Lajçak të prerë për dialogun

Pas takimeve të së hënës me krerët e shtetit dhe opozitës në Prishtinë, Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ditën e djeshme mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat. Arsyeja e vizitës së përbashkët në Kosovë përpara takimit mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel, ishte me qëllimin e dhënies së mesazhit që SHBA dhe BE janë bashkëpunëtore në ndërmjetësimin e dialogut. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe në konferencën e djeshme, kur dy zyrtarët e lartë, u shprehën se bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së dhe BE-së sa i përket dialogut Kosovës-Serbi është i shkëlqyer.

Qëndrimi i Lajçak

I pari që foli në konferencën e përbashkët ishte i dërguari Special për dialogun nga BE, zoti Lajçak. Ai ka bërë me dije se takimi mes Kurtit dhe Vuçiç do të zhvillohet brenda disa ditësh dhe se qëllimi i vizitës së tij në Prishtinë ishte pikërisht përgatitja e takimit të parë mes Serbisë dhe Kosovës. “Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiçit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Prandaj programi fokusohet në katër takime kyçe, Bislimi, Kurti, Gërvalla… Këto takime kanë qenë të dobishme. Ka potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet me BE-në. Ka pasur një diskutim me 27 ministrat e Jashtëm, më 22 qershor do të kemi dhe një diskutim tjetër, do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor në tetor”, është shprehur Lajçak. Ai gjithashtu foli për nevojën e përshtatjes së legjislacionit të brendshëm të shteteve në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Lajçak theksoi se marrëveshjet ndërkombëtare që arrihen mes palëve duhet të futen në legjislacionin e shtetit dhe kjo është çfarë ai ka thënë lidhur me ndryshimin e kushtetutave. “Është një lloj tradite e mirë që më vendoset në gojë diçka që nuk kam thënë, ajo çfarë kam thënë është se kur arrihet një marrëveshje ndërkombëtare atëherë duhet të futet në legjislacionin shtetëror. Kjo është për çka palët mund të merren vesh në negociata”, u shpreh ai.

Qëndrimi i Palmer

Konferenca vijoi me fjalën e Zv/Ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mettheë Palmr, i cili bëri me dije se roli i SHBA në dialog është si partner i BE dhe jo bashkë ndërmjetësues në dialog. Përfaqësuesi i SHBA sqaroi se për Shtetet e Bashkuara, synimi kryesor në bisedimet Kosovë - Serbi është një marrëveshje që do të çojë në njohjen e ndërsjellë, e cila hap rrugën për integrimin evropian të të dyja vendeve. "Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në procesin e bisedimeve, por jemi partnerë në këtë proces. Jemi të angazhuar në mënyrë aktive duke punuar me Beogradin e Prishtinën, duke punuar me zotin Lajçak dhe ekipin e tij në mbështetjen e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë. Kjo është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të mbështetur dhe çuar përpara synimin për integrimet euroatlantike për gjithë Ballkanin Perëndimor", u shpreh ai. Më tej Palmer theksoi faktin se për SHBA synimi është njohja e ndërsjellë që do të hap rrugën për anëtarësimin e Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian. Gjithsesi ai bëri me dije se gjithçka duhet të arrihet mes dy shteteve të përfshira me dialog dhe nuk është as në dorën e SHBA dhe as të Unionit Europian që të vendosin se cilat do të jenë pikat ku do të arrihet marrëveshje dhe mënyra se si ato do të arrihen. "Kjo do të kërkoj trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe kjo besoj se krijon nxitjen për palët që të trajtojnë sfidat dhe të identifikojnë kompromiset e domosdoshme dhe të hapin rrugën përpara me lehtësimin e zotit Lajçak dhe ekipit të tij dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara", tha zoti Palmer. Për sa i përket krijimit të Asociacionit të Komunave serbe, Palmer tha se krijimi i tyre duhet të bëhet në mënyrën se si do të merren vesh palët. “Forma sesi duhet të bëhet Asociacioni është forma sesi do të dakordohen palët”, u shpreh Palmer.