BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Rajoni

Pamje rrëqethëse pas tërmetit në Kroaci/ Dëme në spital dhe banesa, qeveria thirrje qytetarëve të ruajnë distancimin social

Pamje rrëqethëse pas tërmetit në Kroaci/ Dëme në

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur gjatë mëngjesit të sotëm nga një tërmet me magnitudë 5.3.

Epiqendra e tërmetit ishte në veri të Zagrebit me thellësi 10 kilometra, disa dëshmitarë kanë thënë se disa ndërtesa kanë mure të plasaritura dhe disa të tjerave u janë dëmtuar çatitë. Pos kësaj raportohet se janë shfaqur edhe një numër i konsiderueshëm i zjarreve.

Deri tani janë reagjistruar 5 lëkundje të forta.

Qeveria kroate nëpërmjet një postimi në Twitter u bëri thirrje qytetarëve që të “qëndrojnë të qetë” dhe “të mbajnë distancat sociale”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të qytetit të Zagrebit të cilët dolën pas tërmetit, mbajeni distancën Ne e dimë se jeni të shqetësuar, por mbani në mend situatën në të cilën gjendemi të gjithë. Ndiqni udhëzimet e shërbimeve të qytetit dhe institucioneve përkatëse, por para së gjithash, edhe një herë, mbajeni distancën tuaj”, kanë shkruar nga Qeveria.

Sipas mediave kroate është dëmtuar edhe spitali Rebro, por fatmirësisht pa pasoja tragjike. Dëme ka konsiderueshme ka pasur edhe një nga katedralet më të famshme në Zagreb. Tërmeti u ndje edhe në Bosnje Hercegovinë, Hungari, Slloveni dhe Austri dhe sipas mediave është ndër më të fuqishmit që është ndjerë ndonjë herë në vend.