
Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep përgjigjen e prerë gazetarit

“Para 21 vjetësh si kurrë më parë”, Hashim Thaçi kujton hovin e adresimit të Kosovës në nivel ndërkombëtar

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Shkurt 2020

Presidenti i Kosovës postoi një shkrim në “Facebook”, duke kujtuar hapat e para të rrugëtimit drejt pavarësisë.
“Para 21 vjetësh, si asnjëherë më parë, mori hov adresimi i çështjes së Kosovës në nivelin më të lartë ndërkombëtar. Pikërisht më 6 shkurt 1999 nisën punimet e Konferencës së Rambujesë, e cila synim kryesor kishte parandalimin e gjenocidit të regjimit të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.
Kjo konferencë u mbajt në dy runde bisedimesh, por përfundoi pa nënshkrimin e marrëveshjes për të dyja palët.
Delegacioni i Kosovës u tregua shumë i matur dhe i kujdesshëm, si dhe duke besuar në partnerët strategjikë u pajtua me marrëveshjen, e cila solli ndërhyrjen e NATO-s dhe çlirimin njëherë e përgjithmonë të Kosovës nga regjimi serb.
Anëtarët e ekipit tonë negociator, pavarësisht situatës së rëndë në të cilën ndodheshim, ditën të jenë largpamës dhe vizionarë për të ardhmen e vendit tonë.
Dhe, falë luftës çlirimtare në terren dhe largpamësisë gjatë bisedimeve, si dhe falë përkrahjes së partnerëve ndërkombëtarë, sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, -shkroi presidenti Thaçi.
Më të lexuarat


VIDEO/ Dalin pamjet e autorëve që vranë gazetarin grek para shtëpisë, hetimet tregojnë gabimin që bënë vrasësit pak para ekzekutimit

Greqia nxjerr detajet e rënda pas vrasjes së gazetarit: Ishte me porosi!

Ekzekutimi me 6 plumba i gazetarit sapo doli nga emisioni tronditi opinionin publik/ Mitsotakis thërret me urgjencë në zyrë ministrin. Kush janë dy dëshmitarët kyç që mund të hedhin dritë mbi vrasjen

13 vite nga votimi i Kushtetutës së Kosovës, Hoxhaj akuza Kurtit se erdhi në pushtet me metoda antikushtetuese

U ekzekutua me 17 plumba në prag të shtëpisë sapo ishte kthyer nga puna, zbulohen lëvizjet e fundit të autorëve para se të vrisnin gazetarin e njohur (DETAJET)

Ndërhyn edhe DEA! Arrestohet zyrtari i lartë i policisë, kapet me drogë në vlerë prej 800 mijë euro

Ekzekutohet me armë gazetari i njohur i kronikës së zezë, zbardhen detajet e para të ngjarjes që tronditi Greqinë, ja çfarë përdorën autorët për të mos u identifikuar

Ngjarje tronditëse/ Ekzekutohet me 6 plumba gazetari i njohur, sapo doli nga emisioni televiziv (DETAJE)

Amerikanët tjetër goditje serbëve, Blinken i dërgon letër Kurtit dhe kërkon njohje reciproke Beograd-Prishtinë

E trishtë! Shënohet viktima më e re në moshë nga Covid-19 në Maqedoni
