BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Rajoni

Para bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiç takon Putin, merr këshilla për qëndrimin në Uashington

Para bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë për dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u takua me presidentin rus Vladimir Putin, me të cilin bisedoi për të gjitha idetë dhe mënyrat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas “Rts.rs”, Putin ka thënë se mes të Rusisë dhe Serbisë zhvillohen marrëdhënie politike pragmatike dhe në të njëjtën kohë shumë të mira. Presidenti rus ka konfirmuar se në tetor do të vizitojë Serbinë.

Takimi është zhvilluar në Moskë, ku presidenti serb po qëndron në vizitë dyditore. Vuçiç, sipas “Radiotelevizionit të Serbisë”, ka thënë se ka pasur bisedë shumë të mirë për të gjitha çështjet politike, para së gjithash për Kosovën dhe situatën e përgjithshme në rajon dhe botë. Ai nga Putini ka dëgjuar analiza të mira dhe këshilla të caktuara.

“Kemi folur për të gjitha idetë dhe mënyrat për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Nëse mund të them këtë, Putin në një mënyrë të mençur ka shfaqur mendimin e tij, para së gjithash duke respektuar qëndrimet e Serbisë. Rusia e respekton Serbinë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë”, ka thënë Vuçiq kur është pyetur nëse presidenti rus e ka këshilluar se si të qaset tutje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

“Putin është shumë i mençur dhe i madh që të bëjë diçka direkt. Por në mënyrë të mençur di të tregojë qëndrime të caktuara dhe për këtë i jam mirënjohës”, ka shtuar Vuçiç.