
COVID në Shqipëri/ Më shumë se 900 raste të reja, MSH zbardh bilancin e 24 orëve të fundit

Zgjerimi i BE, lajm i mirë për Shqipërinë, rriten shanset për anëtarësim

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike të premten

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr vendimin për Sokol Mjacajn, ia ‘hedh çelësat në det’

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

Paralajmërimi tronditës i politikanit të njohur serb: Vuçiç është afër helmimit ose vrasjes brutale nga rusët

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Maj 2022

Mbështetja që presidenti Aleksandër Vuçiç po i jep Vladimir Putinit po shfaq zëra kundër në Serbi. Ata paralajmërojnë kohë të vështira për shtetin serb nëse vazhdon të dalë kundër Perëndimit. Lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak u shpreh se Serbia duhet të rreshtohet me Perëndimin e jo Rusinë, sepse ndryshe “kthehet në kohën e gurit”. Politikani serb, Çanak tha se Vuçiç duhet të vendosë shumë shpejt. “Ankthi më i madh i Aleksandër Vuçiç është se ai e di se sa të dhunshëm janë rusët dhe sa afër është që ndonjë ta helmojë ose ta vrasë brutalisht. Ai po provon të ekzaminojë opinionin publik. Madje ai thirri peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe. Vuçiç po provon të gjejë aleatë dhe të krijojë shpërqendrime, por do t’i duhet të vendosë shumë shpejtë”, tha Nenad Çanak për N1. Gjithashtu analisti politik kroat, Dejan Joviç paralajmëroi se Serbia në të qenit hapur pro-Rusisë e duke mos u rreshtuar me sanksionet rrezikon të kthehet në gjendjen e viteve 90’ e përjashtuar krejtësisht nga perëndimi. “Nëse Serbia vendoset në shtegun e saj specifik të barazimit të Perëndimit me Rusinë do të dëmtojë veten dhe Republika Srpska-n. Natyrisht, e gjithë kjo nëse Perëndimi eventualisht e fiton luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe ky fund nuk është në një të ardhme të largët”, tha profesori në Universitetin e Zagrebit. Sipas tij, “shumëçka varet nga Serbia”, raportoi Danas. “Nëse vendosin të ndjekin Perëndimin, nuk shoh arsye për destabilizim në rajonin e Ballkanit. Përkundrazi, nuk shoh mundësi për përmirësim të marrëdhënieve mes vendeve dhe lidhjet së mëtejme të rajonit ashtu sikurse BE-ja që bashkoi forcat në çështjen e luftës në Ukrainë”, përfundoi analisti i njohur.
Më të lexuarat


Qytetarët dhe turistët në panik/ Përfshihet nga zjarri kompleksi i hoteleve luksoze, ja momenti tragjik kur flakët “përpijnë” gjithçka

Dramë në shtetin fqinj/ Prindërit shkojnë të hanë në restorant dhe lënë fëmijët në makinë, i gjejnë të...(VIDEO)

Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore “i çjerr maskën” Ballkanit të Hapur, ja si nisma u projektua që në vitin 1945 nga Beogradi dhe Moska

Një shkëndijë dhe shpërthen lufta, Serbia paralajmëron kaos më 1 tetor në Kosovë, ja skenari i dhunshëm që po përgatit Vuçiç për të tronditur Prishtinën

Plas keq debati në Shkup, presidenti pranon propozimin francez, opozita maqedonase i thotë “jo” BE: Nuk na duhet Evropa nëse asimilohemi

Propozimi francez shkakton tension të madh në Maqedoni, paralajmërohen protesta në Shkup, ja pse mund të “hidhen në erë” sërish negociatat me BE

“Ngushtohet laku” gjerman për Serbinë, BE presion të fortë për të finalizuar sa më shpejt marrëveshjen Prishtinë-Beograd, alarmohet Vuçiç

Jepet alarmi në Prishtinë, ja lëvizjet sekrete të Serbisë që mund të sjellin kaos në Kosovë

Ndërkombëtarët frikë për destabilizim të Ballkanit, Gjermania jep ultimatumin që të përshpejtohen negociatat për Tiranën dhe Shkupin

E bujshme! Rrëmbehet biznesmeni i njohur, policia bën lëvizjen urgjente
