BREAKING NEWS

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep
x

Rajoni

Parlamenti Europian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën, Von Cramon apel Brukselit të mbajë fjalën

Parlamenti Europian voton pro liberalizimit të vizave për

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon ka bërë me dije se ditën e djeshme PE ka votuar edhe një herë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. “Në votimet plenare për raportin e Kosovës, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe i bëjë thirrje të veprojë Parlamentit të BE-së”, ka shkruar ajo në Twitter. Von Cramon ka mbajtur një fjalim përpara Parlamentit, ndërkohë që temë e takimit kanë qenë progres raportet mbi shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në fjalimin e sa përpara eurodeputetëve, von Cramon ka kërkuar që liberalizimi i vizave të bëhet një realitet për Kosovën, ose ndryshe sipas saj do të humbë besimi i qytetarëve të këtij vendi tek Unioni. “Nëse nuk i përmbushim premtimet tona, ne do të humbasim kredibilitetin dhe besimin. Është koha e duhur që Këshilli ta mbajë më në fund premtimin për liberalizim të vizave. Unë absolutisht ndaj frustrimin e qytetarëve të Kosovës, do të doja që Parlamenti Evropian të mund të vendos për këtë çështje”, u shpreh ajo. Pasi i ka kërkuar BE-së të mbajë premtimet në lidhje me këtë çështje, ajo i është drejtuar edhe palës kosovare me anë ë një postimi në Twitter, ku i ka kërkuar që të vijojë me implementimin dhe zhvillimin e reformave të brendshme. “Raporti gjithashtu inkurajon Kosovën të bëjë më shumë përpjekje për çështje të ndryshme të brendshme dhe lokale. Midis tyre tema si ndryshimi i klimës, politika arsimore, dhuna me bazë gjinore, për të përmendur vetëm disa … Qeveria e Kosovës duhet të kalojë reformat dhe zbatojë ato vazhdimisht”, shkroi ajo. Në fjalën në Parlament, raportuesja për Kosovën ka vënë në dukje faktin që arritje e një rezultati pozitiv në dialogun me Serbinë, do të ishte një faktor që do të ndikonte vetëm pozitivisht për Kosovën. Në të kundërt, sipas saj Kosova do të humbiste shumë. “Të pyesësh se çfarë mund të fitojë Kosova nga dialogu është qasje e gabuar. Aktorët politikë në Kosovë duhet të pyesin veten se çfarë humbet duke braktisur dialogun. Kostoja e mundësisë për të mos pasur një marrëveshje është e lartë dhe askush nuk fiton asgjë nga status-quo”, tha ajo. Zonja von Cramon ka bërë me dije gjithashtu që në votimin e kryer mbi liberalizim i vizave, 472 eurodeputetë kanë votuar pro, 165 kundër ndërsa 41 kanë zgjedhur të abstenojnë.

Varhelyi me mesazhe për Kosovën

Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Olivier Varhelyi pohoi se Komisioni Evropian pajtohet se është koha që të liberalizohen vizat për Kosovën, por që vendimi duhet të merret nga vendet anëtare të BE-së, prandaj ky institucion inkurajon autoritetet e Kosovës që t’u drejtohen anëtarëve dhe të punojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Më tej ai ka folur edhe në lidhje marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimin që ka një gjë e tillë tek të dy vendet. Sipas tij, shteti i Kosovës është në një pikë kritike, ndërkohë që Bashkimi Europian dhe jo vetëm, është në pritje të përfundimit të procesit të formimit të institucioneve të reja, të cilat konkludohen më zgjedhjen e presidentit. Çelësi i stabilitetit në rajon, sipas zotit Varhelyi është që Serbia të qëndrojë në rrugën e Bashkimit Evropian. Duke e konsideruar një moment kritik atë momental për Kosovën, zoti Varhelyi iu drejtua qeverisë së sapo zgjedhur me tre mesazhe apo porosi. Fillimisht ai ka vënë theksin në zgjedhjen sa më parë të jetë e mundur të presidentit, pa krijuar vonesa të panevojshme dhe të dëmshme. “Qeveria të jetë e angazhuar për zbatimin e reformave gjersa Këshilli Evropian ka mirëpritur prioritet e Lëvizjes Vetëvendosje – luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimin ekonomik dhe se tani mbetet që qeveria e re e Kosovës të zbatojë këto reforma”, tha ai, duke dhënë kështu porosinë e dytë. Sakaq, vijimësia e dialogut është mesazhi i tij i tretë. “Qeveria e re duhet të vazhdojë angazhimin e saj për dialog, i cili është thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve”, tha ai, referuar edhe faktit që kryeministri i ri Albin Kurti, e ka konsideruar dialogun si një prioritet të qeverisë, por jo kryesorin.

Më të lexuarat