Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Parlamenti Evropian mbështet përpjekjet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Postuar: 06/09/2018 - 07:16

 Kosova nuk arriti të niste deri dje vonë seancën e jashtëzakonshme për negociatat me Serbinë, mirëpo komentet, rekomandimet dhe opinionet për çështjen janë vijuar nga të gjitha drejtimet. Në Bruksel, raportuesit e veçantë të Parlamentit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, respektivisht slloveni Igor Soltes i Të Gjelbërve dhe gjermani David McAllister, u takuan me kryediplomaten Federica Mogherinin, dhe deklaruan më pas se çështja e dialogut është shumë e rëndësishme për stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor. “Dialogu ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiç për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë dhe për stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor. Një marrëveshje e tillë me pëlqimin e ndërsjellë do të ishte një arritje historike dhe ne, në Parlamentin Evropian, mbetemi plotësisht të përkushtuar për t’ju ofruar gjithë mbështetjen tonë të dy presidentëve dhe Përfaqësueses së Lartë, për të siguruar një përfundim të suksesshëm”, thuhej në deklaratën e eurodeputetëve, të cilët ashtu si disa faktorë të tjerë kanë eliminuar kundërshtimet e tyre për çdo lloj marrëveshje të ndërsjellë, qoftë dhe për ndryshime kufijsh.

Thaçi-Vuçiç, negociata në distancë

Por megjithë inkurajimet e Brukselit, tonet dukeshin disi më antagoniste dje se ditët e tjera, mes dy strumbullarëve të çështjes, presidentit kosovar dhe atij serb, të cilët akuzonin njëri-tjetrin se po evitonin temat serioze të një kompromisi të mundshëm. Presidenti kosovar Hashim Thaçi tha se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme për integrimin Evropian por duke hyrë në detaje ai sqaroi se një shkëmbim i mundshëm territoresh nuk do të përfshinte as Mitrovicën e Veriut dhe as liqenin e Ujmanit (Gazivoda). Kjo nuk është hera e parë që Thaçi bën deklarata në dukje absurde dhe të parealizueshme, të cilat me të drejtë kanë irrituar shumë faktorë politikë në vend. Duke folur në një debat në Prishtinë, presidenti ka vazhduar të mbështesë se marrëveshja paqësore me Serbinë të përfshijë edhe ndryshimin e kufirit, ose siç e quan ai, “korrigjim të kufirit”, duke shtuar se marrëveshja nuk do të përfshijë ndarje dhe as shkëputje të pjesës veriore të Kosovës. “Çfarë do të thotë kjo? E para, se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë shkëputje të pjesës veriore të Kosovës. E kam thënë më parë dhe e them përsëri, nuk do të bisedojmë kurrë, në asnjë rrethanë për liqenin e Gazivodës apo për qytetin e Mitrovicës. Nuk do të ketë Srpska Republika në Kosovë”, tha Thaçi, duke iu referuar modelit boshnjak.

Vuçiç: Nuk flisni për asgjë me rëndësi

Deklarata e Thaçit në tryezën e KDI për dialogun, ka nxitur reagimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili tha se nëse Kosova nuk ka ndërmend të tolerojë atëherë kompromisi është vërtet larg. “Me sa po shoh se zyrtarët shqiptarë nga Kosova nuk duan të flasin për Asociacionin, për veriun, e as për Gazivodën. Pra ata nuk duan të flasin për asnjë gjë thelbësore”, ka thënë Vuçiç për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, duke përsëritur se nga zgjidhja e mundshme e kompromisit asnjëra palë nuk mund të jetë tërësisht e kënaqur. Thaçi dhe Vuçiç do të takohen përsëri më 7 shtator në Bruksel, për vazhdimin e fazës finale të dialogut të ndërmjetësuar nga kryediplomatja e BE Federica Mogherini./Andi LAMKO

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 07:54

Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë i administratës së SHBA, Charles Kupchan, ka inkurajuar një shkrim në “New York Times” zgjidhjen e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Postuar: 25/09/2018 - 07:52

Qeveria Italiane ka miratuar dje atë që njihet si "Dekreti Salvini" me ndryshime radika

Postuar: 24/09/2018 - 23:32

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka theksuar se delegacioni kosovar nuk ka pranuar ende një dok

Postuar: 24/09/2018 - 20:51

Momentet e fundit të fluturimit MH370 janë rindërtuar në një dokumentar televizi që tregon avioni

Postuar: 24/09/2018 - 20:47

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se politika e tij për rikthimin e Kosovës në tavo

Postuar: 24/09/2018 - 18:52

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov gjatë takimit me Diasporën e Bashkuar të Maqedonisë në Det

Postuar: 24/09/2018 - 16:14

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka vendosur që të fillojë një fazë të re në raportet me bas