BREAKING NEWS

Kush do donte ta vriste Sali Berishën? Ervin Karamuço hedh dyshime të forta: Ekziston mundësia që Gerti Shehu të jetë përdorur nga...

Kush do donte ta vriste Sali Berishën? Ervin Karamuço hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

Nisin procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim, zbardhet njoftimi i minutës së fundit

Nisin procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim, zbardhet njoftimi i
x
BREAKING NEWS

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me Shqipërinë

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë të DASH

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë
x
BREAKING NEWS

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e rëndësishëm Rezart Taçin

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë! Shënoi emrin te rekordmenët e katërkëndëshit në botë, ndahet nga jeta parakohe legjenda e portës shqiptare (Emri+Foto)

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë!
x
BREAKING NEWS

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon çastet pas goditjes së Berishës: U bllokuam, patëm...

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon
x

Rajoni

Parlamenti rrëzon Gjukanoviç për zgjedhje te reja në Malin e Zi, presidenti akuzon Abazoviçin si “mashë” të Vuçiçit për të krijuar Serbinë e Madhe

Parlamenti rrëzon Gjukanoviç për zgjedhje te reja në Malin

Politika në Malin e Zi është në krizë. Kuvendi i Malit të Zi nuk ka pranuar ditën e djeshme të fusë në rend të ditës propozimin e presidentit të vendit për shpërndarjen e parlamentit. Nga 80 deputetë të pranishëm, votuan kundër nismës së Milo Gjukanoviç, 41 prej tyre. Pas seancës presidenti deklaroi se Kuvendi nuk i përmbushi përgjegjësitë e tij kushtetuese. “Afati 320 ditor u shpenzua për shkak të lojërave politike të partive nga shumica parlamentare në vitin 2020. Unë kam paraqitur një iniciativë për shkurtimin e mandatit në Kuvend pasi i kemi shterur mundësitë kushtetuese”, tha ai. Vendi po përballet me një krizë të rëndë politike. Kjo pasi presidenti i malit të zi, Milo Gjukanoviç nuk pranoi propozimin e Frontit Demokratik pro-serb, Demokratëve dhe Lëvizjes URA, që Miodrag Lekiç të mandatohet për të formuar Qeverinë e re. Partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në gusht të vitit 2020 në Mal të Zi akuzuan Gjukanoviçin për pengim të krijimit të qeverisë së re dhe shkelje të Kushtetutës. Si kundërpërgjigje, partitë kanë paralajmëruar se do t’i kërkojë kryetares së kuvendit shkarkimin nga detyra të presidentit, edhe pse zyrtarisht mandati i tij mbaron në maj të vitit të ardhshëm. Kreu i shtetit malazez ka paralajmëruar se nëse nuk do të shpërndahej parlamenti atëherë vendi do të përballej me sfida shumë të mëdha. Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, vendimin Kuvendit për të mos vendosur në rend dite propozimin e tij për shpërndarjen e parlamentit, e cilësoi si lojë politike të shumicës. Gjukanoviç tha se me këtë vendim ai i ka shterur mundësitë kushtetuese. Më tej presidenti malazez ka akuzuar Dritan Abazoviç si ideatorin e gjithë kësaj situate. “Është kontraktor i Serbisë dhe Rusisë në shërbim të nacionalizmin serbomadh”, tha Gjukanoviç.

 

Më të lexuarat