BREAKING NEWS

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar
x
BREAKING NEWS

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës,
x
BREAKING NEWS

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden
x
BREAKING NEWS

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar
x
BREAKING NEWS

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i
x
BREAKING NEWS

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në
x

Rajoni

Pas dështimit me Edi Ramën, njeriu i Erdogan i kërkon Kosovës “kokat” e gylenistëve në këmbim që t’i japë “OK” për anëtarësimin në NATO

Pas dështimit me Edi Ramën, njeriu i Erdogan i kërkon

Lëvizja e Turqisë për t’i bërë presion Kosovës dhe Shqipërisë për të ekstraduar “terroristët” e dyshuar që strehojnë, është një metodë që Ankaraja po përdor për disa vite kundër vendeve në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë vendet kandidate për në BE e NATO, nën vështrimin boshe të Brukselit. Turqia përdor investimet, ku në rastin e Kosovës mund të jetë një ndihmë për anëtarësim në NATO si një “shpatë e Damokleut” mbi kokat e vendeve më të varfra dhe më pak të fuqishme. Këtë e gjë e tregoi rasti i fundit me Shqipërinë, por edhe situata e Suedisë. Vitet e fundit kryeministri Rama ka dëshmuar se ka marrëdhënie të mira me presidentin turk, ndërkohë që ky i fundit i ka qëndruar pranë Shqipërisë në ditët të vështira sikundër ishte tragjedia që shkaktoi tërmeti vrastar i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia e Covid-19. Por përtej bujarisë dhe mbështetjes, presidenti Erdogan në këmbim i ka kërkuar kryeministrit Rama që të ndërmarrë hapa konkrete për të luftuar gylenistët. Sipas tij, ky ishte një “parakusht” për miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve, porosi të cilën ia la Ramës gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë më 17 janar të këtij viti. Erdogan kërkoi nga shteti shqiptar që para vizitës së tij që e kishte planifikuar përpara se të mbyllej muaji i Ramazanit, “gylenistët” që strehohen në Shqipëri dhe biznesit e tyre duhet të goditen. Gjatë vizitës në Shqipëri, Erdogan përsëriti dy herë rrezikun e organizatës së klerikut Fetullah Gulen për Shqipërinë. Ai tha se Turqia ndihet e lënduar që anëtarë të saj gjejnë vend në Shqipëri, dhe kërkoi të merren masa ndaj tyre për të shmangur përsëritjen e një grushti shteti si ai që ndodhi në Turqi në vitin 2015. Mirëpo, ky kusht i vendosur nga Erdogan nuk është përmbushur nga Rama. Kjo ka çuar në krisje të raporteve mes dy liderëve. E njëjta situatë po ndodh edhe në Kosovë.

Çfarë qëndron pas “bujarisë” së Turqisë?

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu i ka kërkuar dje Prishtinës “kokat” e gylenistëve.  “Ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe mes raporteve tona, për shkak se është duke bërë punë për të helmuar raportet tona”, ka thënë ministri turk gjatë një konference për media në Prishtinë. “Strategjinë e ngjashme që e ka zbatuar në vendin tonë po e zbaton edhe në Kosovë. Po tentojnë t’i helmojnë të rinjtë dhe të investojnë në media, dhe në anën tjetër tentojnë të infiltrohen edhe në institucione. Për neve është shqetësuese të shohim këto dhe e dimë që janë të rrezikshëm për të ardhmen”, tha ai. Turqia i referohet lëvizjes Hizmet të klerikut Fetullah Gulen me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste. Në mars të vitit 2018, Kosova arrestoi dhe dëboi gjashtë shtetas turq, që kishin punuar në shkollën private “Mehmet Akif” në Prishtinë. Të gjithë të arrestuarit, ndërkohë, janë përballur me procese gjyqësore në Turqi dhe në fund janë dënuar gjithsej me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim. Arrestimi dhe dëbimi i tyre janë lëndë e hetimeve edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi dyshohet se procesi është përcjellë me dhjetëra shkelje. Cavusoglu është pritur në Prishtinë nga homologia e tij, Donika Gërvalla, e cila tha se Turqia si një anëtare e rëndësishme e NATO-s, pas agresionit rus në Ukrainë, Turqia ka ofruar ndihmën e saj dhe është po ashtu aktive në Ballkan si ndërmjetësuese neutrale edhe mes Serbisë dhe të tjerëve. “Pozicioni i Kosovës në këtë çështje është i qartë, Rusinë, por edhe Serbinë, e shohim jo vetëm si agresiv, por edhe destabilizues për të gjithë rajonin tonë. Shpresojmë që përpjekjet për ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, NATO-s, por edhe Turqisë do të kontribuojnë që Serbisë dhe separatistëve serb në Bosnje dhe Hercegovinë të ju pamundësohet që nën hijen e agresionit rus në Ukrainë dhe me ndihmën e Rusisë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore”, tha Gërvalla. Ajo shtoi se Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në arsim dhe shëndetësi dhe se shpreson në “më shumë investime turke në Kosovë”. Duke folur për investimet turke në Kosovë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu përmendi marrëveshjen për tregti të lirë mes dy vendeve, e cila ka hyrë në fuqi vitin e kaluar.