Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas: Makron po shtyn Ballkanin drejt Rusisë

Postuar: 21/10/2019 - 14:43

Ish ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Solomon Pas, tha sot se shtyrja e fillimit të negociatave për anëtarësimin në BE të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, nuk është në interes të Bullgarisë, duke përmendur se fillimi i procesit negociues me të dy vendet “po shtyhet për së treti herë”.
 
“Pas vetos së presidentit francez Emanuel Makron, homologu i tij (rus) Vladimir Putin duhet të ketë porositur një gotë shampanjë. Drejtë kujt i shtyjmë Maqedoninë dhe Shqipërinë? A po i shtyjmë ata në duart e Rusisë, Turqisë, Iranit? Vetëm kujtoni atë që bëri presidenti Putin për të parandaluar Maqedoninë në rrugën e saj drejt NATO”, deklaroi Pas.
 
Sipas ish shefit të diplomacisë bullgare, tani po bëhen përpjekje serioze Serbia të mbetet në sferën e ndikimit rus.
 
“Çfarë mund të bëjmë me Makronin dhe vendimin e tij joracional? Mendoj se ministrja e Jashtme (e Bullgarisë) Ekaterina Zaharieva mund ta bindë atë ta ndryshojë mendimin”, thotë Pas.
 
Sipas tij, Bullgaria nuk ka asnjë interes që Maqedonia Veriore, Shqipëria,Bosnja e Hercegovina dhe Kosova “të kthehen prapa”.
 
“Shqipëria dhe Maqedonia Veriore një dit do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por shtrohet pyetja me cilën shpejtësi do të bëhet kjo”, shtoi Pas.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 15:15

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Bosnjës që të mbyllë menjëherë kampin e emigrantëve në Vuçjak, dhe të zhvendosë në mjedise tjera të gjithë migrantët që gjenden aty.
 

Postuar: 14/11/2019 - 15:12

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kongresi i Manastirit doli të jetë shtyll

Postuar: 14/11/2019 - 15:02

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për Kongresin e Manastirit në 111 vjetor

Postuar: 14/11/2019 - 14:58

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është zgjedhur raportues i Kosovës në Këshillin e E

Postuar: 14/11/2019 - 14:56

Policia e Kosovës tha sot se ka shkatërruar një sasi të armëve të shkurta dhe të gjata, të cila

Postuar: 14/11/2019 - 14:46

Dua të besoj se Evropa shumë shpejt do ta kuptojë gabimin që e ka bërë me Maqedoninë e Veriut d

Postuar: 14/11/2019 - 08:56

Ditën e sotme, do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores së njohur Arzana Kraja, e cila u