BREAKING NEWS

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19,
x

Rajoni

Pas përjashtimit të Albin Kurtit nga zgjedhjet e 14 shkurtit, kërcënohet me jetë kryetarja e KQZ-së

Pas përjashtimit të Albin Kurtit nga zgjedhjet e 14 shkurtit,

Opinioni kosovar është përballur ditën e djeshme me një ngjarje që ka shtuar tensionet, ndërkohë që vendi ndodhet në mes të procesit të zgjedhjeve të parakohshme. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe të afërm të saj janë kërcënuar me jetë, pas vendimit për të përjashtuar nga zgjedhjet 47 persona, mes të cilëve dhe kreun e LVV, Albin Kurti. Daka

një konferencë për mediat të mbajtur ditën e djeshme, e ka konsideruar të gjithën si një përpjekje për të ndërhyrë në punën e institucionit që ajo drejton. Daka tha se KQZ është duke punuar maksimalisht që t’i kryejë detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore. “Akuzat e partive politike në adresë të KQZ-së dhe në adresën time personale janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit që unë e drejtoj. Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime janë të paprecedenta dhe të rrezikshme”, u shpreh Daka. Kryetarja e KQZ-së ka hequr përgjegjësinë nga vetja duke thënë se pavarësisht se nuk ka qenë ajo që i ka votuar ligjet, megjithatë është 100% e vendosur që të zbatojë çdo pikë të tyre. “Është ligji dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ua pamundëson kandidimin dhe jo unë. Unë nuk e kam shkruar Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe as nuk e kam votuar. Unë nuk e kam shkruar as nenin 29 të këtij ligji. Nuk e kam shkruar as germën Q të këtij neni, që pamundëson kandidimin e një personi i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Unë nuk e kam shkruar as Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që kërkon zbatimin e kësaj dispozite ligjore”, tha ajo. Më tej Daka shtoi se kushdo që mund të ndjejë se është duke iu bërë padrejtësi dhe ka pakënaqësi, mund ti drejtohet me anë të ankimimit institucioneve si PZAP apo edhe Supremes.

LVV-ja akuzon Dakën për Kurtin

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Vetëvendosje nuk po harxhon energjinë për tu marrë me atë që po bëhet me kryetarin e tyre, por po merren me atë që po bën Valdete Daka, duke e akuzuar kështu Dakën drejtëpërdrejtë për futjen e emrit të Albin Kurtit në emrin e personave të cilët nuk mund të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Unë mendoj se shumë shpejt ajo çfarë po bën Daka prej instancave juridike do të shpallet vepër penale. Ajo me hile po ja merr një të drejtë Albin Kurtit”, tha Konjufca, teksa shtoi se të gjithë ata që kanë bërë korrupsion në këtë shtet por edhe vepra tjera të dëmshme do të përballen para ligjit. “Askush të mos mendoj se nëse e ka keqinterpretua Kushtetutën, mundet ta quajë gabim pasi janë opinione të ndërlikuara juridike. Jo. Kjo është cenim i sigurisë juridike. Kjo është sikur një polic të vrasë një njeri të pafajshëm. Edhe eliminimi politik është i tillë”, tha ndër të tjera Konjufca. Më tej ai ka shtuar se e gjitha po bëhet për të penalizuar LV-në dhe Kurtin si kryeministër i ardhshëm. “Kurti ka vazhduar të jetë deputetë dhe ka mbaruar mandatin në vitin 2017. E ka mbaruar edhe mandatin e vitit 2019. Sot kur po dihet se LV do të fitojë mbi 50 deputetë, Kurti nuk po lejohet të bëhet deputet”, tha ai. Konjufca thotë se Kushtetuta e Kosovës është e njëjta që nga viti 2008 dhe sipas tij pse tash po ndryshohen rregullat e lojës për Kurtin.

“Po bëhet ndryshimi i rregullave të lojës në mes të lojës për Albin Kurtin dhe të tjerët”, akuzoi ai. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe vetë Albin Kurti, duke thënë se është kryesues i listës së LV-së si dhe respekton me përpikëri Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi të Kosovës. “Unë jam bartës listë i cili i respekton dhe përfill me përpikëri Kushtetutën dhe Ligjet të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, tha Kurti. Nga ana tjetër, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj gjuhës kërcënuese të përfaqësuesve të partive politike ndaj krerëve të institucioneve kushtetuese, duke e vlerësuar si të papranueshme dhe dënueshme.