BREAKING NEWS

"Ky është akti i parë"/ Edi Rama tregon vendimin e fundit të Qeverisë dhe publikon LIVE kontratën: Ju tregoj çfarë do të ndodhë me 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës

"Ky është akti i parë"/ Edi Rama tregon vendimin e
x
BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x

Rajoni

Pas takimit me Kurtin, Lajçak mohon se ka “kornizë të re” të dialogut me Serbinë: Po punohet për...

Pas takimit me Kurtin, Lajçak mohon se ka “kornizë të

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një vizitë të paparalajmëruar të emisarit evropian në Kosovë të enjten.

Lajçak pas takimit me Kurtin, mohoi se ka “kornizë të re” të dialogut. Ai është takuar me kryeministrin, Albin Kurti, si dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajçak deklaroi se është takuar me Kurtin për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa me Bislimin tha se ka diskutuar për çështjet e lirisë së lëvizjes, çështjet e personave të pagjetur dhe çështjet e energjisë.

Ai nuk pranoi që të hyjë në detaje për diskutimet, duke thënë se kjo nuk i bën mirë procesit.

“Ne duam të sigurohemi që jemi duke kërkuar në mënyrë aktive zgjidhje për këto çështje, të shmangim, e dini, tensionet ose përshkallëzimin. Prandaj ramë dakord që të vij, dhe patëm diskutime të dobishme dhe sigurisht që ky diskutim do të vazhdojë… Nuk mendoj se do të jetë e dobishme të flasim për detaje. Ajo që thashë, është me të vërtetë e rëndësishme që të diskutojmë rrugën drejt së ardhmes, që është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Dhe gjithashtu çështjet aktuale për t’u siguruar që ato nuk po na pengojnë drejt normalizimit. Dhe nuk mendoj se do ta ndihmonte procesin nëse tani hyjmë në detaje”, deklaroi Lajçak, transmeton KP.

Ai nuk pranoi të japë datë të takimit të ardhshëm. Megjithatë, u shpreh se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, të cilën e ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajçak ka thënë se janë duke punuar për ta caktuar datën e takimit dhe njoftoi se këtë muaj do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pjesëmarrës do të jetë edhe Vuçiç, si dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Po, u habita kur dëgjova fjalën ‘Armatura’, po përpiqem të kuptoj se çfarë do të thotë armatura sinqerisht. Mirë. Gjithsesi, ne jemi këtu për të çuar përpara procesin e normalizimit dhe takimi i radhës do të bëhet sapo të përgatitet mirë. Pra, dhe ky është gjithashtu një nga qëllimet pse jam këtu sot. Pra, sepse ju e dini, ne duam të sigurohemi që takimi të ketë një përmbajtje dhe të prodhojë diçka. E rëndësishme është që të dy liderët janë të gatshëm të takohen, BE-ja është e gatshme t’i presë ata, por ne jemi duke përgatitur agjendën. Nuk do të duhen 13 muaj të tjerë, unë mund t’ju siguroj, nëse do të jetë në shtator nuk jam i sigurt gjithashtu, sepse ne kemi Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, siç e dini, unë do të jem në Neë York, Presidenti Vuçiç do të jetë në Neë York, J. Borell do të jetë në Neë York. Ne jemi duke punuar për ditën dhe agjendën e saktë”, tha ai.

Nga Bashkimi Evropian, vizita e Lajçakut nuk u paralajmërua më herët.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se jo domosdoshmërisht komentojnë çdo takim pune apo ndërveprim të tij me partnerët në rajon.

“Këto vizita pune, njësoj si ajo e sotmja në Kosovë, po zhvillohen në kuadër të çuarjes përpara të procesit të dialogut dhe vazhdimit të diskutimeve për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, tha Stano në një deklaratë për REL.

Lajçak dhe këshilltarët e Qeverisë gjermane e asaj franceze për dialogun qëndruan edhe të premten e kaluar në Prishtinë, ku, po ashtu, takuan Kurtin.

Pas atij takimi, Lajçak tha se bisedimet ishin “të thella dhe të rëndësishme”, por nuk dha detaje.

Tre diplomatët evropianë, javën e kaluar, takuan në Beograd edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç tha se ata i kanë propozuar “kornizë të re” për dialogun me Kosovën.

“Sipas tyre [diplomatëve evropianë], dialogu duhet të rezultojë me zgjidhje të menjëhershme dhe përfundimtare, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat po përballemi dhe të të gjitha çështjeve të pazgjidhura”, tha Vuçiç.

Ai, po ashtu, përsëriti se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Më të lexuarat