BREAKING NEWS

Sali Berisha në depresion nga humbja e Kukësit, pranon në heshtje disfatën, në grupin e Bardhit rebelohet “rapsodi” Agron Gjekmarkaj

Sali Berisha në depresion nga humbja e Kukësit, pranon në heshtje
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon dy goditjet e bujshme që ka marrë Berisha-Meta dhe paralajmëron “tërmet” brenda “Foltores” pas zgjedhjeve të Kukësit, dyshja anti-SHBA drejt “Ferrit të Dantes”

Frrok Çupi zbulon dy goditjet e bujshme që ka marrë
x
BREAKING NEWS

Padia në SPAK për Edi Ramën që në 24 janar, drejtoritë e FBI të Los Angelosit dhe Uashingtonit kanë plotësuar dosjen e kryeministrit shqiptar për aferën e McGonigal, priten letër-porositë drejt SHBA

Padia në SPAK për Edi Ramën që në 24 janar,
x
BREAKING NEWS

FBI trondit politikën, amerikanët pritet të marrin në dorë pastrimin e parave në Shqipëri, kontrolle transfertave dhe pasurive të dyshimta, ja skema që po ndjek DASH

FBI trondit politikën, amerikanët pritet të marrin në
x
BREAKING NEWS

SHBA agjentë specialë në Tiranë për hetimin e bizneseve kriminale të politikanëve dhe krimit të organizuar, në sitë bankat, hipotekat, institucionet financiare, etj

SHBA agjentë specialë në Tiranë për hetimin e bizneseve
x
BREAKING NEWS

Kukësi i jep dërrmën koalicionit anti-SHBA, kandidati i majtë mund i vetëm Berishën, Metën, Bardhin, Dulen, Ndokën dhe Dukën, ditë të zeza për aleancën “non grata”

Kukësi i jep dërrmën koalicionit anti-SHBA, kandidati i
x
BREAKING NEWS

Ja pse u detyrua McGonigal nga prokurorët të pranojë akuzën që implikon Ramën, raporti hetimor i kërkuar nga gjyqtarja Kotelly para vendimit do shërbejë si dosje akuze për të nisur hetimet ndaj kryeministrit shqiptar

Ja pse u detyrua McGonigal nga prokurorët të pranojë akuzën
x
BREAKING NEWS

Afera “McGonigal” trondit Ramën, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i bën thirrje DASH ta shpallin kryeministrin “non-grata” pasi ka korruptuar një ish-agjent të FBI për të “asgjësuar” opozitën

Afera “McGonigal” trondit Ramën, Evi Kokalari zbardh
x

Rajoni

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë, dërgon trupa ushtarake në Kosovë

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë,

Turqia planifikon të dërgojë në Kosovë disa ushtarë të dielën dhe të hënën, si përgjigje ndaj kërkesës së NATO-s, për t’iu bashkuar forcës paqeruajtës të saj, KFOR, pas trazirave që kanë ndodhur në pjesën veriore të Kosovës, ka thënë Ministria turke e Mbrojtjes.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, ministria ka bërë thirrje për përmbajtje dhe dialog konstruktiv, për ta zgjidhur krizën, e cila, sipas autoriteteve turke, mund ta dëmtojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
“Njësitet tona planifikojmë të angazhohen në Kosovë më 4-5 qershor”, është thënë në ministri.

Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it.

Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë. Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.
Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri I Kosovës, Albin Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë.