BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x

Rajoni

Pas vizave, lajm i keq për Kosovën edhe për anëtarësimin në NATO

Pas vizave, lajm i keq për Kosovën edhe për

Dy lajme të këqija për Kosovën. Liberalizimi i vizave nuk ndodhi, por NATO ka “shuar” shpresat e Prishtinës zyrtare për një anëtarësim të shpejtë të vendit në Aleancë. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana, ka thënë se aktualisht s’ka konsensus brenda Aleancës Veri Atlantike për aspiratën e Republikës së Kosovës për anëtarësim. Kështu ka thënë ai në një intervistë për “Tanjug”. Siç e dini, nuk ka konsensus për momentin për një lëvizje të tillë të mundshme nga NATO. Aktualisht jemi duke bashkëpunuar me Kosovën përmes një partneriteti që respekton situatën specifike”, ka thënë ai para samitit të ardhshëm të NATO-së që do të mbahet në Madrid nga 28 deri më 30 qershor. Rumuni ka thënë se ky samit do të jetë një prej samiteve më transformuese dhe më domethënës në historinë e NATO-s. Ai gjithashtu ka folur edhe për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se NATO e mbështet dialogun mes dy vendeve. “Inkurajojmë palët që të jenë konstruktive, dhe inkurajojmë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që është esencial për ndonjë rezultat eventual të kristalizuar në Ballkanin Perëndimor. Prandaj ne mbesim të interesuar, vigjilent dhe të përfshirë rreth zhvillimeve në rajon”, ka thënë më tej ai. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e rajonit në Bashkimin Evropian u përsëritën qartë dhe pa mëdyshje gjatë Samitit të BE-së me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zyrtarët e BE-së konfirmuan se lufta në Ukrainë e ka vënë sërish në plan të parë zgjerimin e BE-së, që nënkupton përparim në negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përparim në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe përmirësimin e marrëveshjes politike në mes të liderëve të Bosnjes e Hercegovinës.

Më të lexuarat