Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Pata një debat me Sali Berishën", analisti zbardh prapaskenat e takimit me ish-kryeministrin: Nuk do të mund të shpëtojmë lehtë...

Postuar: 11/02/2019 - 20:08

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në vitin 2003 kishte përmendur idenë se për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, duhet të lëvizin kufijtë.

“Më kujtohet një bisedë që kemi pasur në një konferencë në Stamboll. Kam pasë bërë një debat me Sali Berishën. Aty kanë qenë edhe Veton Surroi, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, si dhe ai i Maqedonisë. Në debat e sipër se çfarë duhet të japë Kosova për të arritur njohjen – po flasim për vitin 2003, kur Kosova s’ka qenë shtet – ai [Sali Berisha] më pati thënë se nuk mund të arrijmë të marrin njohjen pa dhënë Zubin Potokun, Leposaviqin…”, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, analisti politik Nexhmedin Spahiu.

“Ai [Sali Berisha] ka thënë se diçka duhet dhënë. Ka qenë bindje që nuk do të mund të shpëtojmë lehtë. Ky ka qenë kuptimi i bisedës. Qëndrimi im ka qenë që do të jepnim sikur të pyeteshim ne dhe sikur vet ta kishim çliruar Kosovën. Por, për këtë pyetet Amerika. Ajo i jep, jo ne. Nëse Amerika nuk do që të jepet tokë, nuk do të jepet asnjë centimetër. Ajo e ka çliruar, ajo e bart sovranitetin e Kosovës. Në konferencë ka qenë edhe Fatos Nano, por ai nuk ka qenë prezent kur është bërë kjo bisedë” tha Spahiu.

Kujtojmë se ish-Kryeministri Sali Berisha tani e kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 07:24

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka uruar dje përvjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një letre dërguar presidentit Hashim Thaçi, ku ka siguruar për mbështetjen amerikane për suksesin e

Postuar: 15/02/2019 - 19:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Prishtina ka sjellë gjithkënd që ka mundur n

Postuar: 15/02/2019 - 19:48

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ësht

Postuar: 15/02/2019 - 16:33

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka zhvilluar një takim me një delegacion të Sh

Postuar: 15/02/2019 - 15:56

Kryetari i PDK dhe njëherësh kryparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka kërkuar që të bëhet pezu

Postuar: 15/02/2019 - 15:45

Bashkëkryesuesi i Ekipit negociator, Shpend Ahmeti tha se dialogu duhet të përfundojë me njohje

Postuar: 15/02/2019 - 15:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një letre dërguar presiden