Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pendarovski ka një kërkesë për Turqinë: Pres ratifikimin e Protokollit për NATO

Postuar: 26/05/2019 - 19:18

”Pres që Republika e Turqisë të konfirmojë mbështetjen për Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj Euro-Atlantike nëpërmjet ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO”, ishte kjo thirrja e Presidentit së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, drejtuar Turqisë.

Deklarata e tij, u bë në fjalimin që mbajti dje në darkën e iftarit  në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik Shkup, organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë.

Në praninë e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop, Pendarovski theksoi se që nga fillimi i pavarësisë sonë, Republika e Turqisë ka mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugët e saj evropiane dhe euroatlantike.

“Ndonjëherë mund të kemi pasur edhe pikëpamje të ndryshme për disa çështje, por gjithmonë mund të arrish të gjesh zgjidhje më të pranueshme për të dyja palët. Prandaj, si President pres që miqtë tanë turq ta konfirmojnë këtë mbështetje duke ratifikuar protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Sepse anëtarësimi ynë në Aleancë nuk nënkupton vetëm potencialin tonë ushtarak, por edhe vlerat tona të bashkëjetesës dhe të respektit të diversitetit”, tha presidenti Pendarovski.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 22:19

Alpinisti shqiptar Mefail Guri ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga një lartësi 10 metra teksa po ngjiste malin “Olimp” në Greqi.  Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.

Postuar: 15/09/2019 - 18:46

Ka ndërruar jetë në spital edhe personi i tretë që u plagos nga masakra javën e kaluar në një lag

Postuar: 15/09/2019 - 13:53

Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë të rralla në reality show-t që

Postuar: 15/09/2019 - 07:52

Politikanët serbë të Kosovës të cilët nuk i përkasin “Listës Serbe” kanë ngritur dje

Postuar: 14/09/2019 - 19:40

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj është

Postuar: 14/09/2019 - 18:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 09:30 në Prizren, ka arrestuar një grua pasi ka

Postuar: 14/09/2019 - 18:44

Politikanët serbë të Kosovës të cilët nuk i përkasin ‘Listës Serbe’ kanë ngritur al