Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pendarovski kompleton kabinetin, emëron shqiptar në krye të Agjencisë së Zbulimit

Postuar: 22/05/2019 - 15:30

Agjenti Erolld Musliu emërohet drejtor i Agjencisë së Zbulimit. Presidenti Stevo Pendarovski ka filluar me formimin e kabinetit presidencial. Musliu në krye të Inteligjencës vjen pas punës disa vjeçare në DSK dhe zbulim.
 
Në këtë agjenci është punësuar nga viti 1995 kur edhe është themeluar, ndërsa së fundi ka qenë i angazhuar si ndihmës drejtor për koordinimin e punëve operative.
 
Blerim Kolalli është emëruar këshilltar për siguri, i cili në kabinetin e presidentit emërohet pas shërbimit tij në misionin e NATO-s në Shkup. Kolalli paraprakisht kishe punuar edhe në ambasadën e SHBA në Shkup.
 
Ndërkohë Goce Karajanov është emëruar këshilltar për politikë të jashtme. Ish ambasadori në Rusi i cili në vitin 2014 kritikohej nga opozita e atëhershme LSDM, është biri i Stojan Karajanov i cili ka qenë ambasador në Shqipëri dhe Kosovë.
 
Këshilltare për marrëdhënie me publikun është emëruar Biljana Radeva e cila nga viti 2011 ka punuar në ambasadën e Britanisë si zyrtare për komunikim dhe diplomaci digjitale. Më herët ka punuar në ministri të Mbrojtjes si ekspert për analitikë, ndërsa në rolin e shefes së kabinetit ka qenë në kohën kur me mbrojtjen ka udhëhequr Llazar Elenovski.
 
Në grupin e këshilltarëve të jashtëm, Pendarovski ka angazhuar ish ministrin e jashtëm Denko Maleskin, ish gjykatësen në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe gjykatëse kushtetuese Mirjana Llazarova-Trajkova, prorektoren e UEJL-së, Besa Arifi, ish ministrin Aleksander Dimitrov dhe ish ambasadorin Aleksander Tavçiovski.
 
Nga kabineti i Presidentit bëjnë të ditur se dokumentet, vulat dhe vendimet që do të mbajnë nënshkrimin e presidentit do të jenë në dy gjuhë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 14:49

Dje kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur të largojë nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e d

Postuar: 20/06/2019 - 12:52

Vendimi i djeshëm i Kadri Veselit për të larguar nga pozitat partiake dhe institucionale të gjith

Postuar: 19/06/2019 - 15:29

Instituti për Hulumtime Politike (IPIS) ka realizuar një anketë të mendimit publik për një peri

Postuar: 19/06/2019 - 15:17

Bullgaria nuk do të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për heroin anti-otoman Goce Dellçev.

Postuar: 19/06/2019 - 15:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me shqetësim i ka lexuar konkluzionet zhgënjyese të Këshill

Postuar: 19/06/2019 - 15:00

Ambasadori i BE në Maqedoninë e Veriut sot tha se duhet “ti përveshim duart, të vazhdojmë

Postuar: 19/06/2019 - 14:55

Nënkryetari i opozitarëve shqiptarë Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi, sot në konferencë për shtyp