BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Pendarovski: Shtyrja e negociatave me BE mund të ketë pasoja të paparashikueshme

Pendarovski: Shtyrja e negociatave me BE mund të ketë pasoja të
Shtyrja e mundshme e sërishme në pranverë e vendimit për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE do të ishte goditje shumë serioze. Përsëritja e gabimit strategjik të tetorit mund të ketë pasoja të thella, të paparashikueshme, e ndoshta edhe të pariparueshme.
 
Kështu vlerëson presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistë për gazetën gjermane “Shpigel”, ku ai kujton se shtyrja e vendimit për fillim të negociatave në tetor ishte goditje e madhe për Maqedoninë e Veriut, por edhe për të tjerë.
 
“Edhe pse presidenti francez, Emanuel Makron tha se nevojiten reforma të procesit të zgjerimit të BE-së, të gjithë shpresonin se nuk do të bllokohet fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky ishte zhgënjim i madh për qytetarët tanë, për Qeverinë tonë dhe personalisht për mua. Në fund të fundit ne i bëmë të gjitha reformat dhe marrëveshjet e nevojshme, dhe mbi të gjitha bëmë diçka që është unikate në historinë bashkëkohore të botës – për ta zgjidhur problemin me Greqinë që na bllokonte, e ndërruam emrin e shtetit prej Maqedoni në Maqedoni të Veriut”, deklaroi Pendarovski.
 
Ai theksoi se edhe shumë politikanë të shquar të BE-së konstatuan se është bërë gabim strategjik dhe se Unioni nuk mund të jetë lojtar relevant gjeopolitik nëse nuk e integron Ballkanin Perëndimor.
 
Pendarovski thotë se ka marrë bindje nga Macroni se problemi nuk qëndron tek Maqedonia e Veriut, por tek BE-ja, së cilës i nevojiten reforma lidhur me procesin negociues, ne druanim se mund të bëhemi Turqia e dytë, e cila me vite është e ngujuar si kandidate e vazhdueshme për anëtarësim.
 
Shefi i shtetit thekson se Shkupi nuk ka asgjë kundër reformave në procesin negociues dhe është i gatshëm t’i zbatojë reformat e domosdoshme, ndërkaq e pranon edhe modelin e propozuar të rishikimit, por pret që reformat e mundshme të procesit të inkuadrimit të bëhen shpejtë dhe pa shtyrje të mëtutjeshme.
 
I pyetur nëse vakuumin e mundshëm mund ta shfrytëzojnë Rusia, Turqia dhe Kina, ai thekson se nuk dëshiron të emërojë asnjë shtet, por se ka qendra të fuqisë të cilat nuk janë të kënaqura nga zgjerimi i NATO-s dhe BE-së.
 
“Në atë kontekst vendet e rajonit shpesh herë janë cak i lajmeve të rrejshme, dezinformatave apo fushatave me qëllim të destabilizimit të tyre”, deklaroi Stevo Pendarovski në intervistë për gazetën “Shpigel”.

Më të lexuarat