BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Rajoni

Përçahen serbët në Kosovë, nisin akuzat ndaj Vuçiç, dhunohet djali i politikanit që doli kundër Listës Serbe

Përçahen serbët në Kosovë, nisin akuzat ndaj

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Kosovë ka tërhequr vëmendjen dhe ka nxitur reagimet e ndërkombëtarëve dhe aktorëve politike kosovarë. Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç, është rrahur nga 30 persona, teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës. Ngjarja ka tërhequr vëmendje duke pasur parasysh se ka edhe dyshime apo deklarata që është e lidhur me veprimtarinë politike të zotit Rashiç, politikë e cila është në kundërshtim me agjendën e partisë Lista Serbe. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Graçanicës. “Shkolla “Miladin Mitic”, 22.02.2021 – 10:30. Raportohet se ka ndodhur një rrahje masive në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë. Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Graçanicës”, thuhet në raportin e policisë. Politikani Rashiç, u tha medieve se i biri është sulmuar dhe rrahur nga një grup prej dhjetëra personash në afërsi të shkollës ku vijon mësimet dhe ka pësuar plagë në kokë. Ai është shprehur i bindur se sulmi ka të bëjë me veprimtarinë e tij politike që bie ndesh me atë të Listës Serbe, subjektit politik që mbështetet nga Beogradi. “Grupi i personave që e ka pritur djalin tim pas shkollës, një ditë më herët ka publikuar në Facebook dhe Instragram, postime ku thuhej ‘nesër prehet shiptari’ dhe ‘kush do ta mbijetojë të hënën do të tregojë për të’”, tha për REL, Nenad Rashiç, lideri i Partisë Demokratike Progresive. "I janë afruar djalit tim dhe i kanë thënë 'çka bën tash, ti shiptar'", tregoi Rashiç. Sqarojmë se termi Shiptar është një term i cili ka një kuptim fyes dhe negativ, term i cili përdoret në gjuhën serbe ndaj shqiptarëve. Ai mendon se e gjithë kjo është “pasojë e kundërshtimit të tij shumëvjeçar ndaj presioneve politike”. Rashiç tha se politikanët me deklarata "të papërgjegjshme" kanë ndikuar në acarimin e situatës. Ai po ashtu tha se ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë të gjitha postimet e politikanëve, që përmbajnë etiketime të ndryshme, duke mos specifikuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Rashiç është kundërshtar politik dhe kritik i zëshëm i Listës Serbe, subjekt politik në Kosovë, që prej formimit më 2013, është i vetmi përfaqësues i komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Ky subjekt gëzon mbështetje të plotë të Beogradit zyrtar, por edhe të shumicës së trupit elektoral të komunitetit serb në Kosovë. Ai disa herë është kritikuar nga Lista Serbe dhe zyrtarët në Serbi për qëndrimet e tij. Ditëve të fundit ai ka folur hapur se si Lista Serbe po u bën presion votuesve serbë për të votuar për Adrijana Hoxhiçin dhe subjektin e saj “Komuniteti i Bashkuar”, duke ua privuar rivalëve politikë boshnjakë përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës.

Trajkoviç: Ndjehem e frikësuar nga Vuçiç

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit nga IQ “Za slobodu pravdu i opstanak” (Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Rada Trajkoviç, ka reaguar lidhur me rastin e rrahjes së djalit të politikanit serb Nenad Rashiç. Trajkoviç, ka akuzuar Listën Serbe dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç për incidentin. “President Vuçiç shiheni se me çfarë metodash Lista juaj serbe arrin ‘fitoret’ e saj me 95%”, ka shkruar ajo. Ndaj rrahjes së djalit të Nenad Rashiç ka reaguar edhe Lista serbe, e cila duke dënuar rastin ka kërkuar që këtij rasti të mos i jepen ngjyrime politike. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Rada Trajkoviç duke e cilësuar si hipokrizi të listës serbe!“Dje, Presidenti i Serbisë, Vuçiç, personalisht mua dhe Nenad Rashiç na quajti ‘tradhtarë’ para medieve. Sot, djali i Nenadit u rrah në mënyrë brutale gjatë daljes nga shkolla, kurse unë u informova se Ministria e Brendshme e Serbisë ma ka hequr mbrojtjen sepse unë nuk jam më ‘e rrezikuar për sa i përket sigurisë’. E bënë këtë në momentin kur është duke u zhvilluar procedura gjyqësore me Milan Radoiçiç dhe zyrtarin e BIA-s Bojan Dimiç, si dhe pas zgjedhjeve në Koso’”, tha ajo.

Më të lexuarat