BREAKING NEWS

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të ‘Shëndetësisë’

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të
x
BREAKING NEWS

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Roland Bejkos

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e
x
BREAKING NEWS

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e Shërbimit të Provës dhe i jep urdhrat e prerë: Nuk jeni të paprekshëm, porosia ime një dhe e vetme!

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e
x
BREAKING NEWS

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente, ia beson Shkodrën krahut të tij të djathtë (EMRI)

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen
x
BREAKING NEWS

“Ky është skandal e shkuar skandalit”, Klodiana Lala plas ‘bombën’: Gjella e prishur që po gatuhet nga...

“Ky është skandal e shkuar skandalit”, Klodiana Lala plas
x
BREAKING NEWS

Ç’do të bëjë Berisha tani që gjykata njohu Bashën kryetar të PD-së? Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin e fortë: Saliu do...

Ç’do të bëjë Berisha tani që gjykata njohu
x
BREAKING NEWS

Lufta në PD/ Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, tregon çfarë do ndodhë me Lulzim Bashën

Lufta në PD/ Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, tregon
x
BREAKING NEWS

E papritur/Tjetër krisje brenda PD-së, Helidon Bushati dorëhiqet nga roli i Drejtuesit Politik për Qarkun e Shkodrës: Pas një reflektimi të thellë... (DEKLARATA)

E papritur/Tjetër krisje brenda PD-së, Helidon Bushati dorëhiqet
x

Rajoni

Përcillen për në banesën e fundit viktimat e sulmit ndaj autobusit, qeveria e Kosovës shpërblim 20 mijë euro për këdo që jep informacion mbi autorët

Përcillen për në banesën e fundit viktimat e sulmit ndaj

Ditën e djeshme i është dhënë lamtumira e fundit tre personave të cilët humbën jetën në ngjarjen e mbrëmjes të së premtes në Gllogjan të Deçanit. Dy nxënës Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj, si dhe drejtuesi i autobusit Gani Gjokaj, humbën jetën pasi një mashkull i panjohur ka qëlluar në drejtim të automjetit që po kthente nxënësit për në shtëpi. Në ceremoninë varrimit të tre viktimave morën pjesë qindra qytetarë, mes tyre edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili bëri thirrje që të forcohet siguria dhe rendi në Kosovë. “Mesazhi ne duhet të vazhdojmë përpara, dhe ta forcojmë këtë shtet më shumë sidomos rendin dhe sigurinë që të mos kemi më përballje të tilla. Faleminderit të gjithë juve dhe ngushëllime”, tha ai.

Hetimi i policisë

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Policia e Kosovës, është bërë e ditur se ende nuk ka një identitet lidhur me autorin e ngjarjes. “Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, për identifikimin dhe gjetjen e autorit, apo autorëve të krimit të trefishtë, janë angazhuar një numër i madh forcave të rendit, Njësitit Special të Policisë së Kosovës dhe po bëhen hetime edhe në koordinim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. “Për identifikimin sa më të shpejtë ?të kryerësit/ësve të këtij akti kriminal, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Kryeministrit Albin Kurti. Në njoftim sqarohet se bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës Kryeministria ofron një shpërblim prej 20.000 euro (njëzet mijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacione të cilat shpijnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti. Shtohet se kushdo që do të japë informacion do të jetë i mbrojtur nga e drejta e anonimatit, dhe publikimi i emrit do të ndodhë vetëm nëse ai dëshiron të heqë dorë nga kjo e drejtë. Sahide Gashi, prokurore e rastit në Gllogjan tha se janë duke intervistuar shumë persona dhe çdo dëshmitar okularë, si dhe kanë bastisur një shtëpi. Mëngjesin e së shtunës është bastisur një shtëpi në Gllogjan, por që nuk ka rezultuar me ndonjë provë apo identifikim të kryesit apo kryerësve të mundshëm. Kërkimi po vazhdon nga të gjitha anët, teksa nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se kanë marrë informacione të shumta në lidhje me ngjarjen.

Reagimi i ministrit

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, në një konferencë për media i dha ultimatum autorit/ëve të dorëzohen sa më shpejt në Polici. “Nëse ka pasur bashkëpunëtorë, u bëj thirrje po ashtu të lajmërojnë e të dorëzohen në Polici. Në të kundërtën, kushdo që ndihmon vrasësin, bëhet bashkëkryes i veprës. Qytetarëve që mund të kenë çfarëdo informate në shërbim të rastit, iu lutem të bashkëpunojnë me institucionet, të cilat janë mobilizuar si asnjëherë më parë në zbardhjen sa më të shpejtë të rastit dhe kapjen e dorasit apo dorasve”. Sakaq, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti ka thënë se janë duke marrë shumë informacione të ndryshme dhe kanë rreth tri pista hetimi. Mehmeti u shpreh se është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe se janë angazhuar ekspertë të niveleve të ndryshme për të ekzaminuar provat dhe vlerësuar informacionet e shumta që po marrin. “Jemi duke u përballur me një numër të konsiderueshme të informacioneve rreth rastit, kemi sjellë njësi shtesë dhe ekspertë të ndryshme të niveleve të ndryshme operative dhe hetimore që t’i trajtojnë këto informacione dhe të bëjnë ekzaminimet më të shpejtë të evidencave dhe provave që i kemi gjetur në vend të ngjarjes apo që mund të gjenden gjatë pastrimit të vendit të ngjarjes”, tha Mehmeti. Në lidhje me autorin ai tha se dyshohet për një person, por që nuk përjashtohet mundësia e lidhjes së tij edhe me persona të tretë. Ai ka përjashtuar mundësinë e një akti terrorist apo të lidhur me çështje fetare, bazuar në të dhënat e deritanishme.

Më të lexuarat