BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Rajoni

Perëndimi “këput” fitilin e “fuçisë së barutit” në Ballkan, SHBA-BE zbarkojnë në Prishtinë dhe Beograd, mesazhe përvëluese për Albin Kurtin dhe Vuçiçin

Perëndimi “këput” fitilin e “fuçisë

SHBA-BE po ndërhyjnë më fuqishëm se kurrë në Kosovë dhe Serbi. I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak kanë zbarkuar së fundmi në Prishtinë dhe Beograd ku kanë lënë mesazhe të qarta për të liderët e të dy vendeve. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit. Lideri serb shprehet se Serbia ka qenë gjithnjë koherente teksa i bën thirrje Kosovës që të përmbushë detyrimet duke nisur nga Asociacioni. “Është koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin obligimet e tyre dhe para së gjithash të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin”, shkroi Vuçiç. Me dy diplomatët e lartë të BE dhe SHBA u takuan dhe përfaqësuesit e Listës Serbe e cila përsëriti kërkesat e saj për tërheqjen e policisë së Kosovës në veri, zgjedhje të reja dhe po ashtu krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtij takimi i dërguari i BE, Lajçak shkroi në Tëitter se iu kërkoi politikanëve serbë që të marrin pjesë në zgjedhjet e reja që do të mbahet në veri të Kosovës.

Mesazhet e forta për Kosovën dh Serbinë

Escobar tha ditën e djeshme se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës duhet të arrihet urgjentisht.  Ai i bëri këto komente pas takimeve me udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë bashkë me të dërguarin e posaçëm evropian për bisedimet Kosovë- Serbi, Miroslav Lajcak, gjatë të cilave thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore.  Zoti Escobar tha se të premten ai dhe zoti Lajçak duhet t’u raportojnë udhëheqësve të tyre nëse ishin të suksesshëm apo jo, ndërsa paralajmëroi pasoja në rast dështimi. “Për Kosovën, do të dërgojë një sinjal të fuqishëm se Kosova nuk është e interesuar të bashkërendohet me ne dhe mendoj se kjo do të ishte për keqardhje. Meqë ra fjala, jo Kosova por kryeministri. Dua ta bëj shumë të qartë se ne nuk e shohim këtë si një ndikim afatgjatë në marrëdhënien tonë por veprimet e ndërmarra ose jo mund të kenë disa pasoja që do të ndikojnë një pjesë të marrëdhënies”, tha zoti Escobar.

Mesazhi i SHBA për Kosovën

Ai e cilësoi ‘hutues’ qëndrimin e qeverisë së Kosovës kundër këshillave amerikane për të mos dërguar me forcë kryetarët shqiptarë të komunave në veri që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga partitë serbe. Ai tha se ka sfida në marrëdhëniet dypalëshe që kanë të bëjnë me kryeministrin Albin Kurti dhe i quajti të dhimbshme mendimet se Shtetet e Bashkuara po i drejtojnë marrëdhëniet dhe angazhimin tonë për Kosovën në dobi të Serbisë.

“Ne nuk i kemi të njëjtat marrëdhënie me Serbinë si me Kosovën. Serbia nuk është kandidate për anëtarësim në NATO, ajo po kalon një kohë sfiduese në integrimin e vet evropian dhe ne prisnim që Kosova të jetë shumë më larg. Shuma e parave që ne i përdorim për të mbështetur institucionet tuaja, duke përfshirë sigurinë tuaj përmes KFOR-it, nënkupton që kemi një marrëdhënie tjetër. Kjo nuk do thotë që nuk e mbajmë Serbinë përgjegjëse për disa gjëra që po ndodhin dhe ua kemi bërë shumë të qartë se sulmet ndaj KFOR-it janë të papranueshme”, tha zoti Escobar.

 

Emisarët e SHBA e BE 2 orë takim me Kurtin, 30 minuta me Vuçiçin

Zgjedhje të reja në 4 komunat e veriut të Kosovës, garantimi i pjesëmarrësve serbë në zgjedhje si dhe formimi i Asociacionit. Këto kanë qenë tre kërkesat e Bashkimit Europian të cilat të dërguarit e posaçëm, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar ia kanë prezantuar Albin Kurtit gjatë takimit që zgjati më shumë se dy orë. Lajçak se bisedimet ishin të gjatë dhe të sinqerta. Ndërsa theksoi se Kurtit i janë prezantuar 3 kërkesat e komuniteti ndërkombëtar.  Megjithatë, për dallim prej takimit të mbrëmshëm mes Escobarit e Lajçakut me Kurtin në Prishtinë, takim që zgjati rreth 2 orë, në Beograd ajo me presidentin serbe përfundoi për rreth gjysmë ore.

Më të lexuarat