BREAKING NEWS

I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn

I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn
x
BREAKING NEWS

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr
x
BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x
BREAKING NEWS

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima
x

Rajoni

Perëndimi ngre alarmin: Mali i Zi pranë kolapsit, SHBA paralajmëron kaos institucional, rrezikohet bllokimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Perëndimi ngre alarmin: Mali i Zi pranë kolapsit, SHBA

Mali i Zi është drejt kolapsit. Perëndimi ka ngritur alarmin duke kërkuar një zgjidhje urgjente. I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëroi  dje për “shumë pasoja të mundshme” nëse Mali i Zi nuk zgjidh krizën e thellë politike dhe institucionale disamujore. “Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë. Është afër një kolapsi institucional që nuk e kam parë në asnjë vend. Nuk ka qeveri. Dy qeveri kanë rënë dhe nuk ka pasur përparim në formimin e një tjetër. Nuk kanë një kuorum në Gjykatën Kushtetuese që mund të konfirmojë zgjedhjet e reja”, tha Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së tij në Beograd. Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit kujtoi se mandati i presidentit Milo Gjukanoviç skadon në pranverë. Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, ka shpallur së fundmi zgjedhjet presidenciale të 19 marsit. “Mund të ndodhë që ata të mos kenë një president që t’i besojë mandatin, të mos kenë një qeveri që të ecë përpara dhe Gjykata Kushtetuese të miratojë të gjitha vendimet dhe të konfirmojë rezultatet e zgjedhjeve”, theksoi Escobar. Zyrtari amerikan përsëriti se detyra kryesore është plotësimi i menjëhershëm i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, “dhe më pas kalimi në zgjedhje”.

Podgorica drejt bllokimit të negociatave me BE

Situata mund tw përshkallëzohet, pasi BE është gati të marrë masa. “Bashkimi Evropian) është mjaft i vendosur të përmbushë paralajmërimet e tij dhe të ngrijë negociatat me Malin e Zi, nëse politikanët malazezë nuk e zgjidhin krizën me Gjykatën Kushtetuese këtë herë dhe më në fund zgjedhin gjyqtarë”, tha dje për Radio Malin e Zi politologu dhe analisti nga Berlini Bodo. Weber. BE do të ndalojë mbështetjen e para-anëtarësimit për Malin e Zi nëse gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk zgjidhen deri në fund të muajit dhe këto nuk janë vetëm kërcënime, thekson Weber. Pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale, edhe rezultati i zgjedhjeve presidenciale është i diskutueshëm dhe një vend pa president dhe me një shumicë qeverisëse të diskutueshme sigurisht që nuk mund të negociojë për hyrjen në BE, tha Weber. Eksperti beson se marrëveshja për qeverinë e re të Malit të Zi nuk do ta zgjidhë krizën komplekse, sepse për zgjedhjen e gjyqtarëve kërkohet një shumicë prej dy të tretave ose tre të pestat. “Nëse do të arrihet një marrëveshje apo jo, sigurisht që nuk do të zgjidhë konfliktin me një bllok tjetër politik të drejtuar nga DPS, fillimisht për Gjykatën Kushtetuese dhe më pas për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”, tha Weber. Ai beson se Gjermania, BE-ja dhe SHBA-ja e kuptuan mjaft vonë se Mali i Zi është në një krizë të rëndë institucionale dhe politike dhe për këtë arsye Berlini dhe Brukseli do të duhet të bëjnë përpjekje shumë më të mëdha për të përmirësuar situatën.

Komiteti për monitorim i KE-së, thirrje Malit të Zi

Nga ana tjetër, Komiteti për monitorimin e respektimit të detyrimeve që dalin nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës, u bëri thirrje pak ditë më parë në raportin e tij, të gjitha subjekteve politike në Mal të Zi, që të zgjedhin pa vonesë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese tani nuk është në gjendje të funksionojë siç duhet në çështjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore” , thuhet në dokument. Sipas raportit të komisionit, Malit të Zi i kërkohet të zbatojë rekomandimet e Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Institucionet Demokratike të OSBE-së në lidhje me procesin zgjedhor, para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Sipas raportit, "zhvillimi i ngjarjeve në luftën kundër korrupsionit duket premtues, pritej që një sërë rastesh të profilit të lartë të ishin një tregues i angazhimit real në luftën kundër korrupsionit.”Raporti i komitetit theksoi gjithashtu se Mali i Zi përjetoi paqëndrueshmëri të konsiderueshme politike në vitin 2022, i cili ishte rezultat i një procesi të vazhdueshëm transformimi pas zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat e hoqën Partinë Demokratike Socialiste të presidentit aktual Milo Gjukanoviç nga pushteti për herë të parë në historinë e vendit.

Më të lexuarat