BREAKING NEWS

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike të premten

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike
x
BREAKING NEWS

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr vendimin për Sokol Mjacajn, ia ‘hedh çelësat në det’

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr
x
BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x

Rajoni

Perëndimi nis zbatimin e planeve për të zhdukur influencën ruse në Ballkanin Perëndimor, ja çfarë po përgatit SHBA dhe Britania deri në vitin 2025

Perëndimi nis zbatimin e planeve për të zhdukur influencën

Perëndimi ka nisur zbatimin e planeve për të zhdukur influencën ruse në Ballkanin Perëndimor dhe të kthejë paqen dhe sigurinë e plotë në rajon. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania kanë kthyer sytë nga Ballkani pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë. SHBA po i kushton vëmendje të veçantë Kosovës, duke e mbështetur fort në kërkesën e saj për anëtarësimin për NATO, pasi ajo është më e rrezikuar nga destabilizimi duke patur parasysh konfliktin ende të ndezur me Serbinë e Vuçiçit. Por, lëvizjen konkrete për të kthyer paqen afatgjatë në Ballkanin Perëndimor e ka bërë Britania. Londra ka dhënë lajmin se do të ofrojë 100 milionë dollarë për rajonin deri në 2025. Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka vënë në dijeni institucionet e Bosnje Hercegovinës se Mbretëria e Bashkuar do të jetë udhëheqësja për ruajtjen e balancave në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa gjendet për një vizitë zyrtare në Sarajevë, kryediplomatja britanike është zotuar që të kundërshtojë ndikimin e Rusisë në rajonin tonë. Britania e Madhe do të angazhohet për të ruajtur paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që krimet si rrethimi i Sarajevës dhe gjenocidi i Srebrenicës të mos ndodhnin më kurrë. “Ne do të kundërshtojmë ndikimin e Rusisë në rajon dhe do të ofrojmë një paketë prej 100 milionë dollarësh deri në 2025 për të mbështetur financiarisht rajonin. Ndërhyrja ruse në punët e brendshme të Bosnjës është e qartë dhe ajo duhet të ndalet,” tha ajo. Më herët gjatë këtij viti, qeveria e Boris Johnson sanksionoi anëtarin serb të presidencës boshnjake, Millorad Dodik për minim të institucioneve demokratike të vendit, me të ashtuquajturën Republika Srpska, pas tentativave për ndarjen e saj nga pjesa tjetër e vendit. Truss e bëri të qartë të enjten se sanksione të tilla do të vazhdojnë. Ajo tha se ekzistonte padyshim një rrezik i përhapjes së konfliktit në Ukrainë në rajon dhe se situata u përshkallëzua nga bllokada brenda Bosnjës, si dhe nga planet e shkëputjes së Republika Srpskas.

SHBA: NATO e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetsin plotësisht Kosovën, duke premtuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith ka thënë se anëtarësimi i Prishtinës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s do të krijojë edhe më shumë siguri në rajon. “Shtetet e Bashkuara e mbështesin integrimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet evropiane apo euroatlantike. Ne besojmë se vendet duhet të kenë të drejtën të përcaktojnë bashkimin dhe anëtarësimin e tyre. Ne sigurisht që do të mbështesnim lëvizjen e Kosovës drejt programit të Partneritetit për Paqe”, ka thënë Smith, duke përkujtuar se vendimi për anëtarësimin e ndonjë vendi në këtë program, sikurse në vetë NATO-n, merret me konsensus të 30 vendeve anëtare. “Nuk ka votim me shumicë të kualifikuar. Këtu të gjitha vendimet merren mes nesh, 30 anëtarëve. Ky është termi që ne përdorim, ku të 30 shtetet duhet të pajtohen për këtë. Pra, ky do të jetë një vendim që do të duhet të merret me konsensus nëse Kosova vendos të përpiqet të ecë drejt Partneritetit për Paqe”, ka thënë ajo në një intervistë për mediat. Ndihmë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte kërkuar edhe nëpërmjet një letre që i kishte dërguar presidentit amerikan, Joe Biden, në mars të këtij viti. Sipas NATO-s, Partneriteti për Paqe ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s. Programi përfshin pothuajse çdo fushë të aktivitetit të NATO-s, si: puna e lidhur me mbrojtjen, forumet e mbrojtjes, trajnimet, stërvitjet ushtarake, planifikimet për përgjigje të emergjencave civile dhe katastrofave të tjera, por edhe bashkëpunimin në shkencë dhe mjedis. Në përgjithësi janë afër 1,600 aktivitete.

Më të lexuarat